BDI: Agjenda e blertë në funksion të zhvillimit edhe më të madh të Dollnenit

Bashkimi Demokratik për Integrim ka prezantuar sot programin zgjedhor
për komunën e Dollnenit, të përpiluar në frymën e pesë përbetimeve të
Agjendës së blertë, me fokus cilësinë e jetës së banorëve të Dollnenit.

Marketing

Në konferencën e sotme për shtyp, Xhemil Qamili nga Dega e Bashkimit
Demokratik për Integrim në Dollnen gjatë prezantimit të përmbajtjes së
planit të veprimit katër vjeçar, potencoi se zhvillimi i barabartë
rajonal është ndër prioritetet parësore dhe numëroi projektet me të
cilat do të mundësohet mirëmbajtje e vazhdueshme të infrastrukturës
rrugore dhe rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimit, arsim cilësor,
mbrojtje shëndetësore dhe sociale për banorët e komunës së Dollnenit.

Mes tjerash, ai theksoi se më 17 Tetor qytetarët do të përkrahin
fuqishëm Urim Ibeskin për kryetar komune dhe këtë program zgjedhor që
është vetë zëri i kërkesave të qytetarëve.

Ndryshe, BDI sot në Debreshte të Dollnenit dhe Plasnicë do të mbajë
tubime parazgjedhor në të cilat do të prezantojë kandidatët për kryetarë
të komunave dhe listat për këshilltarë komunal.

Ju sjellim fjalimin e plotë nga konferenca për shtyp.

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Ndodhemi sot para jush për të prezantuar programin zgjedhor të Bashkimit
Demokratik për Integrim për Komunën e Dollnenit.

Ashtu si në çdo komunë, vëmendja kryesore e Bashkimit Demokratik për
Integrim është zhvillimi i barabartë rajonal, realizimi i projekteve në
frymën e pesë përbetimeve të agjendës së blertë, me zbatimin e të cilave
synojmë jetën edhe më cilësore të banorëve të Dollnenit. Agjenda e
blertë është pikësynimi parësor i funksionimit të komunës sonë në katër
vitet e ardhshme të fitores së ideve të reja të zhvillimit, por edhe
avancimit të punëve të realizuara deri më tani.

Në programin e veprimit për Dollnenin e blertë, Bashkimi Demokratik për
Integrim parasheh një sërë projekte në sferën e infrastrukturës ndër të
cilat numërojmë:
– Ndërtimin e tubacionit regjional për vendbanimet Debreshtë,
Cërnilishtë, Braillovë dhe Desovë si degë regjionale e Ujësjellësit
Studençica dhe rikonstruimi i rrjeteve të furnizimit me ujë në fshatin
Debreshtë dhe fshatin Cërnilishtë.
– Ndërtimin e dy rrugëve më të rrezikuara lokale: rruga lokale
Desovë-Dupjaçanë dhe Kostincë-Dollgoecë.
– Asfaltimin e tërësishëm të rrjetit rrugor në vendbanimet: Debreshtë,
Llazhanë, Zhitoshë, Cërnilishtë dhe Desovë.
– Rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit në f.Cërnilishtë, f.Lazhanë
dhe f.Zhitoshe.
– Ndërtimin e rrugës lokale Ropotovë-Rilevë.
– Përpunimin e dokumentacionit urbanistik (plane) për vendbanimet që
janë në zhvillim: Cërnilishtë, Peshtalevë, Desovë, Zhitoshe, Dollnen,
etj.

Katër vitet e ardhshme do të jenë vite të punës dhe përkushtimit për
rritjen e cilësisë në arsim, duke paraparë mjete shtesë për zhvillimin e
një procesi sa më cilësor edukativo-arsimor. Kujdesi për infrastrukturën
shkollore është parakusht kryesor i këtij qëllimi prandaj do të bëjmë
ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Cërnilishtë, rikonstruimin e
shkollave fillore në fshatrat Llazhanë, Zhitoshë, Debreshtë, Desovë dhe
rikonstruimin e shkollës fillore në fshatin Dollnen. Do të bëhet edhe
ndërtimi i një biblioteke komunale në fshatin Cërnilishtë dhe Debreshtë.

Tretmani i tërësishëm i ujërave të zeza nëpër vendbanimet ku ka rrjete
të kanalizimit përmes rikonstruimit të dy stacioneve ekzistuese dhe
ndërtimit të dy stacioneve të reja të pastrimit, pastrimi i tërësishëm i
deponive të egra në vendbanimet e komunës së Dollnenit dhe zgjidhja e
plotë e problemit me mbeturinat përmes pjesëmarrjes në ndërtimin e
deponisë së re regjionale për regjionin e Pelagonisë, si dhe ndërtimi i
stacionit për pastrim në f.Ropotovë, f.Llazhanë dhe f.Cërnilishtë janë
poashtu ndër projektet më të rëndësishme të katër viteve të rradhës për
Dollnenin.

Në shërbim të mirëqenies shëndetësore të banorëve të Dollnenit, do të
vendosim në funksion ambulancën 24 orë në fshatin Cërnilishtë,
Debreshtë, Zhitoshe dhe Llazhanë, do të bëhet rikonstruimi i tërësishëm
i ambulancave sipas të gjitha standardeve shëndetësore në fshatin
Cërnilishtë, Debreshtë, Zhitoshe dhe Llazhanë dhe ndërtimi i shtëpisë së
shëndetit në komunën e Dollnenit.

Ndërtimi i çerdhes në f.Cërnilisht, f.Debreshtë dhe f.Llazhanë, ndërtimi
i terreneve të hapura sportive në f.Zhitoshe, f.Desovë, f.Llazhanë,
këndi i lojërave për fëmijë në f.Cërnilishtë, f.Debreshtë, f.Zhitoshe,
f.Llazhanë, f.Desovë, ndërtimi i sallës sportive në f.Cërnilishtë
kompletojnë mozaikun e projekteve të së ardhmes së blertë së Dollnenit.

Edhe më shumë, edhe më mirë për Dollnenin!

Më 17 Tetor rrethoni numrin 3, rrethoni Urim Ibeskin, listën për
këshilltarë dhe programin e Bashkimit Demokratik për Integrim për
zhvillim të sigurtë të Dollnenit.