Sondazhi i fundit i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) është treguesi më i mirë i katandisjes së Arben Taravarit dhe partisë së tij, i cili me fjalorin e tij vulgar vazhdon të plason në opinion të pavërteta dhe shpifje.
Njeriu pa vizion për të udhëhequr me Komunën e Gostivarit dhe në mungesë të rezultateve, edhe sot tentoi të mashtron opinionin mbi zhvillimet në arsim.
Taravari gënjen dhe nënçmon intelegjencën e qytetarëve kur thotë që nuk ka asnjë kompetencë në arsim. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, pasi konstatoi një varg parregullësishë dhe shkeljesh ligjore, Taravarit ia mori vetëm kompetencat për emërim dhe shkarkim të Drejtorëve, por jo edhe kujdesin mbi shkollat dhe mbarvajtjen e procesit edukativ dhe arsimor në Gostivar, që i takojnë me Ligj si Kryetar komune.
Ftojmë Taravarin të lexojë vendimin e MASH-it dhe të kuptojë kompetencat që i takojnë, dhe jo t’u shmanget atyre për të përfituar në kohë me qëllim për të ushtruar profesionin e mjekit që e bënë vetëm për interesin e tij material.
Në qoftë se Taravari mohon se ka bllokuar bllog dotacionet për arsim, atëherë e ftojmë të bëjë publike llogarinë bankare mbi vlerën e transferimit të mjeteve nëpr shkolla. BDI – dega në Gostivar, me përgjegjësinë më të lartë pohon që janë mbi 13 milion denarë mjete të dedikuara për shkollat nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe që Taravari nuk ua ka transferuar shkollave.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës është shqiptar, drejtorët e shkollave në komunën e Gostivarit janë shqiptarë, Arben Taravari është vetëm një turkfolës dhe jo shqiptar i cili me politikën e tij nuk sjell dobi as për komunitetin turk dhe për asnjë qytetarë të komunës së Gostivarit.
I bëjmë thirrje Taravarit që të ndërpres pushimin vjetor që e ka filluar nga data kur është zgjedhur kryetar i komunës, të ndërprese pushimin veror që e ka filluar me fillimin e Verës dhe të ndërpres angazhimin e tij si mjek jashtë çdo norme morale, etike dhe ligjore, dhe të fillon të kujdeset për qytetarët, administratorët, nxënësit dhe shkollat në komunën e Gostivarit.