BDI: ASH dhe AA vandalizojnë kulturën

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që mungesa e ideve, mospasja e projekteve të realizuara nga ta, nihilizmi kronik ndër vite dhe prirja vandale e opozitës shqiptare i neverisë qytetarët dhe është një nga
arsyet për dështimet e tyre të njëpasnjëshme.

Marketing

Ndryshe nga prirjet vandale opozitare, Bashkimi Demokratik për Integrim ndërton teatro, shkolla, spitale, rrugë, çerdhe dhe angazhohet për cilësinë e jetës së qytetarëve duke krijuar vepra të panumërta për ta lehtësuar përditshmërinë e çdo qytetari.

Dje teatri kishte festë ku opozita edhe pse e ftuar nuk erdhi për të festuar bashkë, por sot e zbardhën arsyen kryesore për bojkot te festa se aktorëve.

Plani opozitar që ta vandalizojnë teatrin në 71 vjetorin e vet dhe në rihapjen e teatrit të rinovuar tërësisht është neveritës.

Qytetarët nuk rreshtohen pas grindavecëve, pas vandalëve, pas nihilistëve të cilët nuk kanë asnjë projekt të vetin të realizuar prej që kur ekzistojnë.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vijon me politikat konstruktive dhe në përmirësimin e kushteve për një jetë cilësore në të gjitha sferat dhe konsideron që veprimet e tilla opozitare janë dëshmia më e mirë se pse duhet përkrahur ndërtuesi e jo shkatërruesi, krijuesi e jo mohuesi, konstruktivi dhe jo destruktivi.

Marketing