Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Butel e dënon ashpër shkrimin e punonjësit, gjegjësisht këshilltarit nga radhët e LSDM – së në komunën e Butelit në lidhje me fyerjet që ai shkroi në statusin e tij në facebook kundër popullit shqiptar i inspiruar nga kërkesa legjitime e liderit tonë z. Ali Ahmetit me slloganin “Koha për kryeministër shqiptar” me çka revoltoi dhe nxiti qytetarët shqiptar të dalin në protestë paqësore. Urgjentisht kërkojmë nga kryetari i komunës dhe organet kompetente personi në fjalë të sanksionohet/dënohet për gjuhën e urrejtjes të shprehur nga ai.
Arian Daci, kryetar i degës së BDI – Butel