BDI-Çair realizon tre projekte në interes të qytetarëve

Bashkimi Demokratik për Integrim dega Çair vazhdon projektet e saja në teren me qytetarët të propozuara nga sekretariatet e saja.

Marketing

Në Parkun e Çairit, Sekretariati për shëndetësi vazhdoi punën me kontrollet dhe konsultat për zbulimin e diabetit dhe hipertensionit.

Njëkohësisht, Sekretariati për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor realizoi Aksionin për pastrimin e Parkut të Çairit. Falenderoj ministrin Bujar Osmani, si dhe funksionarë të tjerë, aktivistët dhe anetarët e Degës për realizimin e suksesshëm të këtij aktiviteti dhe kontributin per mjedis të pastër të hapësirave publike.

Kryetari i degës të Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair ka deklaruar

“Projektet e premtuara të Sekretariateve, po japin frytet e tyre!
Ndjehem krenar që bashkë me sekretariatet në kuadër të degës, dita ditës projektet e planifikuara dhe të premtuara po bëhen reailtet!
Sot ditë e shtunë, me aktivistët tanë të sekretariateve realizuam 3 projekte, nga të cilat dy në Parkun e Çairit dhe një në Selinë e BDI-së” ka shkruar Neziri në profilin e tij në Facebook.

Paralelisht me këto dy aktivitete, në Selinë e BDI-së në lagjen Seravë, Sekretariati për Punë dhe Politikë Sociale ofroi konsulta për familjet sociale, për të gjitha paqartësitë në lidhje me çështjet sociale.