BDI “çmendërisht” partizon institucionet shtetërore

Fushata dukshëm herët ka filluar ashpër të refelekton, megjithatë jo njejtë për secilën parti politike.

Marketing

Pushteti aktual nuk kursen as institucionet publike, respektivisht Bashkimi Demokratik për Integrim.

Fuqisë 20 vjeçare të BDI-së në pushtet nuk i mjaftojnë vetëm tubimet dhe PR-i milionësh, kësaj radhe i nevojitet edhe ndihma e faqeve zyrtare të institucioneve shtetërore.

Faqja zyrtare e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV, me në krye drejtorin Shkëlzen Tolaj, publikisht proklamojnë logo të Frontit Europian duke shkelur etikën, ligjin dhe autonominë e institucioneve shtetërore.

Sipas kushtetutës dhe rendit ligjor, institucionet shtetërore publike në vend janë dhe duhet të mbeten në shërbim të qytetarëve, duke mbrojtur autonominë dhe pavarësinë e tyre në funksionim e detyrës dhe të veprimit.

Marketing