BDI: Dalim nga qeveria ditën që votohen ndryshimet kushtetuese

Në mbledhjen e sotme, Bashkimi Demokratik për Integrim rikonfirmoi qëndrimin e saj se është e gatshme të largohet nga Qeveria në të njëjtën ditë kur hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese, nëse kjo është kusht për mbështetjen e VMRO-DPMNE-së gjatë votimit, përcjell KlanM.

Marketing

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, tha se nëse nuk kalojnë ndryshimet në Kushtetutë, shteti do të humbasë një mundësi historike që nuk do të përsëritet në 20 vitet e ardhshme.

“BDI është e gatshme të vendosë BE-në para çdo interesi tjetër partiak, politik apo të qeverisë. Prandaj edhe e mbështesim fuqishëm këtë qëndrim se jemi të gatshëm edhe të mbështesim qeveri në të cilën nuk do të jetë BDI, nëse kjo do të mundësojë që para formimit të kësaj qeverie të kemi ndryshime kushtetuese”, tha Bujar Osmani, përcjell KlanM.

Pas mbledhjes së kryesisë, partia bëri thirrje për fillimin e vettingut të të gjitha partive politike, nga kryetarët e deri tek zyrtari i fundit partiak, për t’i dhënë fund, siç thonë ata, luftës kundër korrupsionit.