BDI- dega Dibër: Aleanca me pazare të pista rrezikon të ardhmen e Dibrës dhe dibranëve

Interesi partiak më i rëndësishëm se interesi i qytetit. Në periudhë mjaft të rëndësishme për projekte të rëndësishme për Komunën Dibër, Aleanca në bashkëpunim me VMRO dhe PEI, rrezikojnë të ardhmen e Dibrës.

Marketing

Vendosin si ushtrues detyre, një kryetar tavoline, kryetar prapaskenash të errëta, në momente kur komuna kishte nevoj për drejtues të vërtet, për projektin e vaditjes, për projektin e ujit të pijshëm, e projekte tjera ku duhet bashkëpunim me qeverinë qëndrore.

Nga figura e kryetarit Ruzhdi Lata, një kryetar me lidhje dhe autoritet që kalonte nivelet lokale dhe republikane, zëvendoësojnë me një të moshuar, pa energji dhe pa vizion.
Dëshmuan se më e rëndësishme është partia se sa qyteti.
Dëshmuan se lidhjet e vjetra me VMRO-në janë të forta dhe nuk kanë ndaluar asnjëhere.

Kryetari i ri, nuk është zgjedhur nga shumica e dibranëve, por nga premtime te mëdha që i janë bëre VMRO-së dhe PEI. Pazare që duan që komuna Dibër mos jetë e forte dhe të frymon shqip.

Partia dhe pushteti më i rëndësishëm se sa Dibra, dëshmoi edhe ish kandidati i tyre për kryetar komune, ku ditën e nesëme pas zgjedhjeve i tha kryetarit Ruzhdi Lata “punësoma djalin”.

Interesa të vogla dhe vecse interesa te vogla.
Këto muaj deri në zgjedhjen e kyetarit të ri, Aleanca mos thot se nuk ka kohë dhe kompetenca për të punuar. Kompetencat i ka maksimale. Do shikojmë se sa e lehtë është të jesh ne pozitë. Të paktën 1 premtim duhet të mbajnë.

Zgjedhjet janë afër, ku qytetarët do ta rimarin komunëN, dhe pazareve do ju thonë JO, thuhet në ragimin e BDI- Dega Dibër.

Marketing