BDI-dega Dibër: ASH, laboratori më i madh i shpifjeve dhe dezinformatave!

Bashkimi Demikratik për Integrim- Dega Dibër,lidhur me akuzat e djeshme të ASh-së se kjo komunë ka dhënë tendera klienteliste dhe kriminale, përmes një letre të hapur sqaron opinionin e gjërë se përgjegjësi për punën e bërë e jep vetëm para popullit dhe askujt tjetër.BDI-Dibër thotë se ASH-ja është laboratori më i madh për prodhimin e shpifjeve dhe dezinformatave në jetën politike në vend

Marketing

Ja reagimi i plotë:

Në vend te reagimit, sqarim për qytetarët: Të nderuar qytetarë, Ne si Bashkim Demokratik për Integrim dega Dibër, duke pasur përgjegjësi vetëm para jush dhe askujt tjetër, me shumë vëmendje shqyrtuam dhe analizuam akuzat që dje Aleanca për Sh(pifje) kishte bërë në adresë të Komunës së Dibrës, duke akuzuar kështu komunën se ka dhënë tendera klienteliste dhe kriminale. Si laboratori më i madh për prodhimin e shpifjeve dhe dezinformatave në jetën politike në vend , Aleanca, edhe pse ka këshilltarë të saj në Këshillin Komunal të Dibrës , ku mund të kërkonte llogari institucionale për rastin nëse ata ishin të bindur se ka keqpërdorim dhe korrupsion në procedurën e tenderimit, pse jo edhe të ngrisnin akuzë/padi në organet e drejtësisë, vendosën që përmes daljes publike të linçojnë individë dhe familjarë të tyre. Është e kuptueshme se akuzat dhe shpifjet që bën sot Aleanca dhe që do të bëje në të ardhmen, do te bëhen me qëllim elektoral- parazgjedhor, pasi e vetmja ofertë e tyre, në mungesë te programit, platformës dhe kandidaturës në listat për deputetë, është shpifja dhe akuza. Sa i përket apelit “dashamirës” nga ana e Aleancës për t’u distancuar ne si subjekt nga veprimi i komunes për të cilin e akuzojnë , ne me shumë “mirëkuptim”, por pa rënë në nivelin e tyre që të luajmë rolin e organeve ligjzbatuese, ne kërkojmë nga të gjithë organet kompetente, duke i inkurajuar ato, që sa më shpejt të hulumtojnë mbi rastin dhe të dalin me qëndrimin e tyre, i cili qëndrim do të jetë ai që do të përcaktojë qëndrimin tonë mbi rastin! Me konsideratë ndaj jush, BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM – DEGA DIBËR