BDI Dega Gostivar pyet: Kush menaxhon me komunën e Gostivarit?

BDI Dega Gostivar ka reaguar ndaj Arben Taravarit për rrugët e pa pastruara nga bora në vendbanimet rurale të Gostivarit. Ata vlerësojnë se Taravari në vend se të fajësojë BDI-në, të fillojë të merr përgjegjësit si kryetar komune.

Marketing

Sipas tyre kjo sjellje e Taravarit është e zakonshme tash më sepse ai çdoherë fajëson dikë tjetër për paaftësitë e tij si kryetar komune.

Postimi i plotë:

Vokabulari i Kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari ngelet i njëjtë dhe asgjë nuk ka ndryshuar nga mandati i kaluar. Për çdo dështim, sipas logjikës së tij, fajtori duhet të kërkohet në adresë tjetër. Ulja rapide e partisë së tij në zgjedhjet lokale për gati 2.500 vota, siç duket nuk ka qenë moment reflektimi për të korrigjuar diskursin e veprimit.

Kur dështon në punën e tij, fajin ja ka dikush tjetër, madje edhe sektori privat. Në seancën e dytë të Këshillit komunal, këshilltarët e BDI kërkuan sqarime përse mbetën rrugët e papastruara sidomos në vendbanimet rurale. Në vend që të jepen sqarime në aspektin teknik, Taravari si zakonisht kaloi në politikë, duke akuzuar BDI dhe sektorin privat për dështimin e pastrimit të borës, edhe pse, mirëmbajtja dimërore e rrugëve lokale është kompetencë e pushtetit lokal që nga faza e tenderimit deri tek puna në terren.

Nga ikja e përgjegjësisë ashtu siç e bën sa herë që dështon, pyesim Taravarin se kush menaxhon me komunën e Gostivarit? A duhet që BDI të del dhe të pastron rrugët në terren, tani që edhe Këshilli komunal është në kontrollë të plotë të tij. Ftojmë Taravarin të reflekton dhe të fillojë të pranojë përgjegjësi si Kryetar komune. Të mundohet të kërkon ndjesë edhe kur dështon në ndonjë punë. Është njerëzore të gabohet, mbase kush punon edhe mund të ketë lëshime. Por çdohere të pretendosh se tjetër kush ta ka fajin për çdo gjë, atëherë është e logjikshme të besohet që kush pretendon se është i pagabueshëm, është mjeshtër i gabimeve.