BDI demanton shpifjet e ulëta të portaleve anonime

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka demantuar shpifjet e ulëta të disa portaleve anonime të cilat janë shpërndarë nëpër rrjetet sociale në vend dhe rajon.

Marketing

Kabineti i Kryetarit të Bashkimi Demokratik për Integrim, z.Ali Ahmeti ka dematuar në tërësi shpifjet se gjoja ai gjatë këtyre ditëve ka folur për liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Nga BDI gjithashtu thonë se nuk është veti e kryetarit Ali Ahmeti që të fletë me këtë gjuhë të urrejtjes ndaj askujt, e në veçanti ndaj liderëve të partive politike shqiptare, qofshin ata në Maqedoni të Veriut apo në Kosovë e Shqipëri

Marrëdhëniet e z. Ahmeti me z. Kurti janë shumë korrekte dhe të dy drejtuesit kanë zhvilluar disa takime, duke këmbyer pikë vështrimet e tyre mbi zhvillimet në Kosovë dhe rajon.

Nga partia e Ahmetit thonë se shpifjet e tilla nuk i shkojnë për shtati asnjërit, e në veçanti liderëve shqiptarë kur dihet se në çfarë situate ndodhet i tërë kombi jonë pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale për ish krerët e ish UÇK-së.

Nga kabineti i liderit të BDI-së gjithashtu thonë se shpifjet e tilla janë të porositura nga qarqet dashakeqe dhe armiq të popullit shqiptar.