Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër kobin djallëzor dhe mortor të ASHsë dhe Gashit ndaj të gjithë qytetarëve me të cilin mallkon qytetarët me dëshirën që atyre t’u bie virusi vdekjeprurës Korona .
Gjersa ne në BDI përpiqemi të respektojmë udhëzimet e Organizatës Botërorë të Shëndetit si dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duke adaptuar fushatën tonë dhe duke prodhuar dhe distribuar këshilla të përditshme shëndetësore për qytetarët, ASH uron që qytetarët të infektohen me këtë virus vdekjeprurës. Ky mallkim është nëncmim dhe përbuzje e mijëra viktimave nga ky virus si dhe me drojën e qytetarëve nga pasojat e kësaj sëmundeje.
Gjersa e gjithë bota po lufton të shpëton jetëra njerëzish, ASH uron infektimin dhe vdekjen e të gjithë qytetarëve që nuk e votojnë këtë parti. Bashkimi Demokratik për Integrim i bashkangjitet mijëra qytetarëve që kërkojnë shkarkimin dhe dorëheqjen e menjëhershme të eksponentëve të ASH që mallkojnë qytetarët dhe ndjellin kob duke ju urar atyre infektim dhe pasoja fatale. Janë për keqardhje agjendat e aleancës Gashi – Sela kundër mbulëses islame, kundër administratorëve dhe pro infektimit të qytetarëve me virusin vdekjeprurës. Dorëheqje tani dhe menjëherë! Qytetarët presin dhe kërkojnë përgjegjësi. Kjo është e papranueshme.