BDI-Dibër: Propozon Hekuran Dukën kandidat për kryetar komune

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim në Dibër, sonte në mbledhjen e funit ka propozuar për kandidat për kryetar komune Hekuran Dukën, kryetarin aktual të Dibrës, përcjell TS.
“Në mbëledhje që mbajti sot, kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim në Dibër, për kandidat për kryetar komune, deri te Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së, njëzëri propozoi kryetarin aktual të Komunës së Dibrës, d-r. Hekuran Dukën!
Të bashkuar drejt fitores!” thonë nga dega e BDI-së Dibër.

Marketing

Nga ana tjetër BDI ka mbyllur anketimet për zgjedhjet lokale të cilat mbahen në vjeshtën e këtij viti. Informaconin e ka bërë të ditur vetë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sonte në “Klan Debat” në Klan Maqedoni.

“Është çështje ditësh kur do ti bëjmë publike emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale. Këtë e them sonte ekskluzivisht dhe anketat janë mbyllur. Emrat do të bëhen publike shumë shpejtë”, tha Ahmeti pa mos zbuluar asnjë emër.

Kandidaturë e sigurt është vetëm ajo e Likovës me Arkan Arifin, të cilën Ahmeti e pohoi.

Pos sondazheve, Ahmeti tha se kadidatët duhet të zgjidhen me aklamacion, të marrin bekimin nga poshtë e deri lartë në strukturat partiake.