BDI Dibër: Votojmë pro buxhetit komunal

Të nderuar kolege-anëtarë të këshillit komunal, përfaqësues të administratës komunale, përfaqësues të mjeteve të informimit ,shumë të dashur bashkëqytetarë,

Marketing

Ne si këshilltarë komunalë të Bashkimit Demokratik për Integrim në Dibër, si përfaqësues të forcës politike që rrënjët i ka në sakrificën më të madhe kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni, sakrificë e cila solli të arriturat historike për shqiptarët në të gjitha sferat; që ndryshuan statusin Juridiko- politik dhe shoqëror të shqiptarëve; që zhvilluan të gjitha komunat shqiptare; me përgjegjësinë e plotë ndaj Jush si përfaqësues dhe gardianë të interesave tuaja , pasi bëmë analizat e duhura të propozim buxhetit të Komuna e Dibrës për vitin 2019 , për ç’arsye edhe prolonguam votimin e tij për disa ditë, duke zbatuar vendimin e kryesisë së BDI-së në Dibër dhe duke u bazuar në përgjegjësinë që na obligon detyra e dhënies së pëgjegjësisë vetëm para Jush dhe askujt tjetër, me transparencën më të madhe, do të bëjmë sqarimin në lidhje me situatat e fundit politike lokale.

Gjithçka filloi pas vdekjes së papritur të kryetarit të komunës së Dibrës, që jo më larg se një vit mori mandatin e kryetarit, z.Ruzhdi Lata.

Gjersa ne të gjithë respektonim ditët e zisë sipas traditës dibrane, dikush, duke u shmangur nga tradita , shfrytëzoi situatën dhe përmes klandestinizmit të këshilltarëve arritën atë që nuk e arritën dhe nuk do e arrinë kurrë me votë.

Sot Dibra udhëhiqet nga një ushtrues detyre të kryetarit të komunës i cili ,me gjithë respektin dhe për fat të keq, pa dëshirën e tij është shndërruar në urë keqpërdorimi nga udhëheqësit partiakë të partisë së tij. Këtë e tregoi edhe në sfidën e tij të parë, gjatë përpilimit të buxhetit të komunës, ku eksponentë të ndryshëm të partisë së tij bënim pazare në emër të tij dhe buxhetit komunal.

Edhe pse Buxheti i Komunës së Dibrës ishte propozuar nga administrata komunale që në kohën kur ishte në jetë i ndjeri kryetari Lata dhe kur Aleanca për Shqiptarët ishte kundër atij propozim buxheti, ne, pasi morrëm informacione nga grupet e interesit që i kishin komunikuar eksponentë të Alencës dhe duke pasur parasysh se kemi fuqinë e votës në këshill, kërkuam që votimi i buxhetit të shtyhet për tre ditë që ne të bëjmë analizat tona.
Pas analizave dhe ekspertizës që ne bëmë dhe pasi konstatuam se buxheti i Komunës së Dibrës nuk kishte asnjë ndryshim nga ai që ishte propozuar nga administrata e Komunës që në periudhën kur ishte në jetë i ndjeri dhe pasi konstatuam se gjithçka që eksponentë të Aleancë u kishin premtuar grupeve të interesit dhe klubeve sportive kanë qenë vetëm populizën, gënjeshtra dhe premtime me sfond manipulativ elektoral, pa asnjë tentim për të futur në buxhet dhe të gjitha shënimet e tyre mbaruan në koshin e plehrave, ne si këshilltarë të Bashkimit Demokratik për Integrim, kemi vendosur që:

Për arsye të zhvillimit të Dibrës, t’i japim jetë këtij buxheti progresiv dhe zhvillues.
Për këtë arsye vota jonë dhe e partnerëve të koalicionit do të shkojë pro buxhetit.

Grupi i Keshilltarëve Komunal të BDI-së në Dibër