BDI: Drejtësia selektive ç’rrënjoset me veting!

Bashkimi Demokratik për Integrim ka konstatuar situatën alarmante me
aplikimin e drejtësisë selektive në vend, gjë që, me manifestimet e
tyre, po e konfirmojnë së fundi edhe dy partitë më të mëdha maqedonase
në vend.
Praktika e drejtësisë selektive dhe politike e instaluar ndër vite
ç’rrënjosët me veting.
Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që situata brengosëse në
gjyqësor duhet të adresohet me veting të menjëhershëm, por jo vetëm tek
gjykatësit dhe prokurorët por para se gjithash edhe tek politikanët.
Konsiderojmë që vetëm me Veting, gjyqësori do të kthehet në binarët e
drejtësisë Joselektive, kërkesë kjo e vazhdueshme e qytetarëve tanë.
Vetingu do ta kthen besueshmërinë e qytetarëve në institucionet e
vendit.
Prioritet i BDI-së mbetet parashikueshmëria ligjore, drejtësia
joselektive, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit
të organizuar.

Marketing