BDI e shqetësuar me abstenimin e VMRO-së për anëtarësimin e Kosovës në APKE

VMRO-DPMNE përveç që po planifikon izolimin me Bashkimin Europian, të njëjtën e dëshiron edhe me vendet fqinje të Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Pas marrëdhënieve të ngrira me Bullgarinë fqinje, VMRO dhe Mickoski dëshirojnë ta kthejnë vendin në gjendjen e para vitit 2008.

Konkretisht, sot – deputeti, njëherësh nënkryetar i VMRO-së, Aleksandër Nikollovski dhe as zëvendësi i tij, Vllado Misajllovski nuk kanë udhëtuar për në Strasburg në mbledhjen e Ansamblesë Parlamentare të Këshillit Evropian, ku duhet të votohet për Rekomandimin që Kosova të anëtarësohet në APKE.

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë për politikat përçarëse dhe izoluese të VMRO-së dhe Mickoskit, ndërkohë që hapur po proklamon politikat ruse dhe serbe në raport me Republikën e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje opozitës shqiptare të mbështet politikat dhe qëndrimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe jo të promovojë politikat proruse që duan destabilizim të Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit në përgjithësi.

Me këtë rast, i bëjmë thirrje qytetarëve të mbështetin masovisht kandidaturën e dr.Bujar Osmanin për President shteti dhe Frontin Evropian si koalicion të vetëm zgjedhor që vazhdon rrugën për anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Europian dhe për bashkëpunim të ngushtë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.