BDI: Edhe sot, në të gjitha qytetet, shqiptarët në rresht firmosin për Bujar Osmanin

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh mirënjohje të thellë ndaj të gjithë qytetarëve që nga dita e premte kanë vendosur nënshkrimin e tyre në përkrahje të kandidaturës së Dr. Bujar Osmanit.

Marketing

Edhe sot, në të gjitha qytetet, shqiptarët po vërshojnë qendrat rajonale të KSHZ-së duke ranguar kështu kandidatin tonë bindshëm të parin në mesin e kandidatëve tjerë gjatë procesit të grumbullimit të nënshkrimeve.

Kjo përkrahje masovike dhe vullnetare e qytetarëve ju ka penguar propagandistëve rus në vendin tonë që kanë sajuar shpifje dhe lajme të rreme për të justifikuar dështimin e tyre. Të gjitha nënshkrimet janë vendosur në qendrat rajonale të KSHZ-së sipas procedurës së paraparë ligjore, gjë që e dëshmojnë edhe fotografitë e publikuara në rrjetet sociale.

Numri i 10.000 nënshkrimeve do të arrihet shpejt, por ne do ta lëmë të hapur procesin për t’ju dhënë mundësi nënshkrimi të gjithë qytetarëve që duan të shprehin mbështetjen e tyre për kandidaturën më gjithëpërfshirëse , atë të Dr. Bujar Osmanit.

Përkrahja për Bujar Osmanin është rruga e sigurt e jetësimit të kauzës së Presidentit të parë shqiptar përmes konceptit të përzgjedhjes me 2/3 e votave në Kuvend dhe me shumicë të Badenterit, hap i sigurt përpara drejt Europës dhe kundër Rusisë.

Ti themi JO Rusisë, PO Europës!