BDI ende nuk ka vendosur për kandidat për president

BDI-ja ende nuk ka sjellë vendim nëse do të kenë kandidatin e saj për president apo do të mbështesë kandidatin e LSDM-së. Ndërsa kjo parti është në koordinim e sipër me disa subjekte edhe sa i përket pjesëmarrjes në koalicion në zgjedhjet parlamentare.

Marketing

“Ende nuk është vendosur, siç e dini në mbledhjen e fundit të kryesisë është autorizuar, nëse mund të them, që kryetari i partisë t’i udhëheq negociatat dhe të marrë vendim, ata negociata ende vazhdojnë. Në momentin kur do të ketë vendim, do të informojmë.”, – deklaroi nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani.