BDI fituese absolute në zgjedhjet lokale

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale që u mbajtën të Dielën, më 31 Tetor 2021, kaloi në një atmosferë të qetë dhe demokratike ku qytetarët shfrytëzuan të drejtën e tyre për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal.

Marketing

Bashkimi Demokratik për Integrim në këtë cikël zgjedhor doli si fitues absolut me ç’rast fitoi shumicën e komunave në nivel republikan ku ka garuar.

Në rrethin e parë BDI doli fituese në tre komuna edhe atë në Likovë, në Saraj dhe në Pllasnicë derisa në rrethin e dytë shënoi fitore në komunën e Haraçinës, Çairit, Strugës, Kërçovës, Bogovinës, Tearcës dhe Dollnenit.

Më 14 Nëntor, Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon garën në komunën e Dibrës ku pret që të del fituese në rrethin e dytë në këtë komunë, duke përmbyllur këtë cikël zgjedhor me sukses dhe me udhëheqje të 11 komunave.

Bashkimi Demokratik për Integrim me këtë rast falemnderon të gjithë qytetarët për besimin e dhënë në këto Zgjedhje lokale duke e nxjerë kështu si partinë e parë në bllokun politik shqiptar dhe njëkohësisht uron udhëheqësit e ri të komunave të cilët do të fillojnë me punë e gjithashtu edhe me zbatimin e Agjendës së blertë e cila ishte Kapitull i ri për një jetë më cilësore për të gjithë qytetarët.

Gjithashtu, Bashkimi Demokratik për Integrim edhe kryetarëve të ri nga oponentët politik ju uron sukses në punë dhe përmbushje të premtimeve të dhëna para elektoratit.