




Anketat nuk gënjejnë.Që të gjitha të çojnë tek një fitues i vetëm .Në çdo cikël, në çdo palë zgjedhjesh.Këtë mesazh duket se nuk e kuptojnë partitë tjera .Mesazhin se BDI është e popullit dhe për popullin .
Atë e mbështesin, sepse mbetet fortesa politike për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.Edhe anketa e BRIMA së fundmi e dëshmon këtë që nxjerrë BDI-në fituese të zgjedhjeve vendore por njëkohësisht nuk mund të mungonte këtu edhe vetë ai që e drejton këtë subjekt fitues pra Ali Ahmeti shkruan Tetovasot .
Janë qytetarët ata që më së shumti flasin se cfarë ka bërë BDI dhe jo kundërshtarët politikë .BDI nuk është si subjektet tjera që forcën e tyre politike e ” masin” përmes rrjeteve sociale .BDI është parti e terrenit, e zgjidhjes së problemeve , e reformimit dhe parti që ofron në secilin cikël figura të reja në garën e madhe politike .Ali Ahmeti nuk gabon kurrë cilin zgjedh sepse ai e di saktësisht se cilin duan qytetarët .
Kjo e dërgon drejt një fitore të rradhës edhe për faktin se ky subjekt nuk etiketon në mënyrën më të ulët kundërshtarët e tyre .Mesazhi që jep gjithnjë Ali Ahmeti është bashkimi i shqiptarëve.Ai e quan këtë fitore më të madhe se sa vetë fitoren e subjektit të tij që nuk vihet aspak në dyshim.
ALi Ahmeti edhe përmes kësaj ankete si gjithë të tjerave deri tani , dëshmoi se ka mbështetjen tek shqiptarët .Kjo i jep forcën drejtuese dhe qëllimin e fitores së rradhës.