BDI fushatën për referendum e fillon në Tetovë ndërsa do e përfundojë në Shkup

Shtabi qendror i Bashkimit Demokratik për Integrim për referendumin më 30 shtator ka mbajtur një takim në selinë e partisë në Tetovë me 35 – shefat e shtabeve komunale të degëve të partisë.

Marketing

Shefi i shtabit qendror Atilla Rexhepi, siç informuan nga BDI, ka përcaktuar formimin e shtabeve për referendumin në të gjitha degët e BDI-së dhe u ka ndarë vendime shefave të zgjedhur të shtabeve komunale duke ju uruar atyre punë të suksesshme.

Në takim u miratua edhe agjenda nga takimi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti me qytetarët, strategjia e veprimit në terren prej strukturave ndërsa është ndarë edhe platforma politike për referendumin e miratuar në seancën e Këshillit Qendror të BDI-së.

Shtabi qendror i Bashkimit Demokratik për Integrim ka vlerësuar se më 30 shtator sillet vendimi për integrimin e vendit në NATO dhe BE, ndërsa takimet me qytetarët partia do t’i fillojnë nesër në Tetovë, dhe do t’i përfundojë në Shkup.