BDI: Gjatë këtij mandati rritëm pensionet për 9%

Drejtori i Fondit Pensional, Shaip Zeneli në pres konferencn e sotme tha se përkujdesja e BDI-së për pensionistët në vendin tonë është e vazhdueshme dhe
e faktuar me numra.Pensionet në Republikën e Maqedonisë së Veriut harmonizohen çdo vit nga
1 janari dhe 1 korriku sipas përqindjes së rritjes të indeksit të
shpenzimeve për jetë në gjashtëmujorin paraprak në raport të
gjashtëmujorin i cili i paraprin, e shpallur në Entin Shtetëror për
Statistikë, si dhe në raste kur rritja e shpenzimeve të jetës është me
parashenjë negative, atëherë nuk kryhet harmonizimi i pensionit për atë
vit.
Në bazë të dispozitave ligjore duke filluar nga viti 2017 dhe
përfundimisht me janarin e vitit 2020 pensionet e rregullta janë
harmonizuar për 9,0 %.

Marketing

Në vitin 2017 pensionet e rregullta ligjore janë harmonizuar me 1 janar
për 0,82% dhe me 1 korrik për 0,76%, gjegjësisht me rritje në bazë
vjetore për 1,58% dhe vlerë për 218,00 denarë.
Pensioni më i ulët për vitin 2017 ka arritur vlerë prej 9.036 denarë.

Gjatë vitit 2018 pensionet e rregullta ligjore janë harmonizuar me 1
janar për 1,69% dhe me 1 korrik për 1,80%, gjegjësisht me rritje në bazë
vjetore për 3,49 % dhe vlerë për 487,00 denarë.
Pensioni më i ulët për vitin 2018 ka arritur vlerë prej 9.354 denarë.

Në vitin 2019 pensionet e rregullta ligjore janë harmonizuar me 1 janar
për 0,70% dhe 1 korrik 0,40%, gjegjësisht me rritje në bazë vjetore për
1,10% dhe vlerë për 158,00 denarë.
Pensioni më i ulët për vitin 2019 ka arritur vlerë prej 9.457 denarë.

Harmonizimi plotësues i pensioneve për vitin 2020 është paguar nga
01.01.2020 për të gjitha pensionet e realizuara deri më 31.12.2019.
Për të gjithë ata të cilët pensionin e kanë realizuar përfundimisht në
muajin dhjetor të vitit 2019, vlera e pensionit arrinë harmonizim
plotësues prej 5,0%, gjegjësisht rritje në vlerë prej 722,00 denarë.
Pensioni më i ulët për vitin 2020 ka arritur vlerë prej 10.179 denarë.

Harmonizimi i pensioneve për periudhën 2017 deri më janar 2020 është
harmonizuar për 9,0% dhe pensionet janë rritur për 1.585. 00 denar.

Pra, në këtë mandat, pensionet e qytetarëve u rritën për 9,0 % ose
1.585 denar gjithsej.

Gjithashtu, në këtë mandat u miratua ligji për plotësim të ligjit për
sigurim pensional dhe invalidor.

Ky ligj rregullon mënyrën e përcaktimit të stazhit të të siguruarit i
cili ka qenë në marrëdhënie të rregullt pune dhe ka qenë i paraqitur në
sigurimin e detyrueshëm social, ndërsa obliguesi për llogaritjen dhe
pagesën e kontributit nuk ka paguar kontribut për sigurim pensional dhe
invalidor.

Në raste të këtilla, ky ligj u mundëson të siguruarve që vetë të
paguajnë kontributin për sigurim pensional dhe invalidor.

Pagesa e kontributit do t’i dedikohet periudhës për të cilën i siguruari
dorëzon kërkesë për pagesën e kontributit, me kusht që ai paraprakisht
të ketë qenë i paraqitur në sigurimin e detyrueshëm social.

Baza e llogaritjes dhe pagesës së kontributit arrin 20% të pagës
mesatare për vitin paraprak nga viti në të cilin është dorëzuar kërkesa
për pagesën e kontributit të sigurimit pensional dhe invalidor e
shpallur nga Enti shtetëror statistikor.

Pagesën e kontributit për sigurim pensional dhe invalidor mund ta
kryejnë edhe anëtarët e familjes për shkak të realizimit të të drejtës
për pension familjar.

E drejta e pagesës së kontributit realizohet pas kërkesës së dorëzuar në
Filialin dhe Ekspoziturën kompetente të Fondit nga i siguruari apo
anëtari i familjes.

Pas dorëzimit të kërkesës Fondi sjell aktvendim për pagesën e
kontributit, pasi që përcakton se janë plotësuar kushtet e parapara me
ligj, edhe atë:
• I siguruari ka qenë i paraqitur në sigurimin e detyrueshëm social, i
cili përcaktohet nga të dhënat në evidencën amë të Fondit me
fletëparaqitje të vendosur më parë për fillim dhe ndërprerje të
sigurimit të përcaktuar në evidencën amë të Fondit,
• Kontributi për sigurim pensional dhe invalidor për periudhën për të
cilin i siguruari ka qenë i paraqitur në sigurimin e detyrueshëm social
nuk është i paguar, përkatësisht nuk është i paguar tërësisht, e cila
përcaktohet me procesverbal të Fondit dhe
• Obliguesi për pagesën e kontributit për sigurim pensional dhe
invalidor është në falimentim, ndërsa i siguruari është i ç’lajmëruar
nga sigurimi apo i siguruari është fshirë nga regjistrat të cilat
udhëhiqen pranë Regjistrit qendror të Republikës së Maqedonisë së
Veriut.
Pagesa e kontributit realizohet pas sjelljes së aktvendimit.

Ky ligj hyri në fuqi më 18 shkurt të vitit 2020, ndërsa do të fillon të
zbatohet pas një muaji përkatësisht prej datës 18 mars të vitit 2020
sepse në afat prej 30 ditë Ministria e punës dhe politikës sociale duhet
të definojë formën dhe përmbajtjen e kërkesës.

Të nderuar,

Ju falënderojmë për besimin e dhënë sepse me përkrahjen tuaj të
vazhdueshme, BDI arriti të realizon programin e vet në tërësi , atë që e
themi, atë e bëjmë.

Ndërsa në vazhdim, të gjithë bashkë do të angazhohemi bashkë edhe më tej
për pensionistet dhe kategoritë sociale si dhe për përmirësimin e
cilësisë së jetës, për zhvillim dhe vende pune për të gjithë, për ti
dhënë fund drejtësisë selektive nëpërmjet të vetingut, për rininë tonë
si prioritet absolut i joni dhe për përafrimin e standardeve tona me ato
të Bashkimit Evropian.

Kemi bërë shumë punë, por edhe shumë punë kemi për të bërë.

Ne i ftojmë të gjithë të kontribuojnë dhe të punojnë së bashku me ne për
këto çështje të rëndësishme për qytetarët në Maqedoninë e Veriut.

Marketing