Udhëheqësia e degës së BDI-së në Gostivar, një ditë para kongresit,
mbajti mbledhje me Kryesinë e Forumit të Gruas dhe funksionerët partiak.
Kryerari i degës, z.Bashkim Hasani njoftoi të pranishmit për ndryshimet respektivisht shtimin e strukturave partiake siç janë Këshilli Kombëtar si dhe Kongresi i vazhdimësisë, ndryshime këto të parapara në statutin e ri të partisë
Duke folur për kongresin e partisë, Hasani u shpreh që krahas delegatëve, të pranishëm do të mund të jenë edhe anëtarët e tjerë të partisë në cilësinë e mysafirëve të kongresit, andaj luti të pranishmit që të ftojnë në kongres edhe anëtarët e tjerë, me qëllim që ftesa të arrijë deri tek çdo anëtar i partisë.
Nisja në mënyrë të organiziar, do të bëhet nga zyrat e degës të shtunën në ora 14:00
Hasani njoftoi të pranishmit me aktivitetet e realizuara deri tani, siç është formimi i komisioneve brenda degës.
Me të njëjtin qëllim, mbledhje u mbajt edhe me Kryetarët e Këshillave Vendore.
Sakaq, Hasani paralajmëroi vizita nga kryesia e degës të të gjitha Këshillave Vendore, menjëherë pas mbajtjes së kongresit, me qëllim të koordinimit sa më të mirë brenda strukturave partiake. Një nga aktivitetet e ardhëshme do të jetë organizimi i Kuvendit Zgjedhor të Forumit Rinor, e që pritet të mbahet në fillim të vitit të ri.