BDI-Gostivar ka disa pyetje për Taravarin!

Një tendencë mashtrimi në intervistën për portalin Zoom, nga ana e kryetarit aktual të komunë së Gostivarit, Arben Taravari ishte deklarata e tij se vetëm dy premtime nga zgjedhjet e vitit 2017 i ngelën të pa realizuara, vlerësojnë nga BDI-Gostivar.

Marketing

“E pyesim ku është Pishina Olimpike? Ku është transporti publik me eko autobus? Ku është riaktivizimi i fabrikave të vjetra? Ku janë fabrikat e reja? Ku janë aktivitetet kulturore të paktën një herë në javë? Ku është Stacioni për filtrimin e ujit për pije? Ku është ndërtimi i godinës së re të Spitalit? Ku janë zonat industriale? A u mbyllën Bastoret dhe Kazionit, apo u shtuan edhe më shumë? A u rinovua tregu i qytetit? Ku janë parkingjet në kate? A u depolitizua administrata dhe Arsimi?”, pyesin nga BDI-Gostivar.

“Thotë se punoi për Deponinë Rusioni. Paradoksi më i madh nga ana e tij. Qytetarët janë dëshmitarë që situata nuk ka ndryshuar, por, për fat të keq është përkeqësuar. Nëse Taravari ka harruar apo dëshiron të gënjen, inçizimet nga premtimet e tij kanë ngelur dhe qytetarët çdo ditë mund t’i shikojnë. Nëse Taravari mendon që sërish mund të mashtron qytetarët, atëherë e ka shumë gabim. Nënçmimi i intelegjencës së qytetarëve do t’i kthehet si bumerang në zgjedhjet e 17 Tetorit”, thuhet në kumtesen e deges së BDI-Gostivar

Marketing