BDI Gostivar: Rruga Çajlë-Forinë në funksion plotësisht e riasfaltuar

emi të gëzuar të ndajmë me ju lajmin që sot përfundoi edhe një projekt kapital nga qeverisja qendrore për banorët e komunës së Gostivarit.
Rruga Çajlë-Forinë tashmë është rikthyer në funksion plotësisht e riasfaltuar 🛣
Kërkojmë ndjesë deri tek banorët e zonës për vonesëm e krijuar gjatë punimeve, pasi ekspertët e Ndërmarrjes Shtetërore “Rrugët e Maqedonisë”, konstatuan lëshime në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit.
U desht që fillimisht të sanohen këto lëshime teknike, të punohet në forcimin e bazamentit dhe pastaj të shtrohet shtresa e asfaltit, krejt kjo me qëllimin e mirë që punimet të kryhen në mënyrën më të mirë dhe qëndrueshmëria e punimeve të jetë sa më e gjatë ✅
Urojmë banorët e Gostivarit për këtë projekt madhor. E gëzofshi për punë të mira 🤝
Me respekt; BDI – Gostivar
Kryetar,

Bashkim Hasani