BDI Gostivar,konstituohet kryesia e re dhe komisionet

Kryesia e re e degës së BDI-së në Gostivar mbajti mbledhje konstituive ku u zgjodh kryesia e ngushtë dhe u krijuan komisione që do të funksionojnë në suaza të degës.Kryetari z. Bashkim Hasani propozoi që kryesia e ngushtë e degës të përbëhet nga katër nënkryetarë, sekretar dhe sekretar organizativ. Për nënkryetarë u propozuan Nasir Musliu, Saranda Imeri, Fitore Aligega dhe Sherif Miftari. Sekretar i degës u propozua, Ylber Jusufi kurse Sekretar organizativ, Lirim Elmazi. Pas një debati konstruktiv, propozimet u votuan unanimisht.

Marketing

Si pikë e dytë e rendit ishte formimi i komisioneve. Bartës të komisioneve janë anëtarë të kryesisë së degës, por do të ketë edhe anëtarë të jashtëm.Komisionet e formuara janë: Komisioni për Vetëqeverisje Lokale, Urbanizëm dhe Komunikacion, Komisioni për Shëndetësi dhe Mbrojtje Sociale, Komisioni për Arsim, Rini dhe Sport, Komisioni Juridik dhe Ekonomik, Komisioni Kadrovik dhe kontakt me Këshillat Vendorë, Komisioni për Informin, Mediume dhe IT, si dhe Komisioni për hartim të politikave, programit dhe prurie të reja në nivel të degës.

Këshilli Mbykqyrës i degës së BDI në Gostivar numëron pesë anëtarë. Kryetar u zgjodh Sefer Elmazi, dhe anëtarë: Rukmedie Zeqiri, Dëshira Imeri, Fidan Jusufi dhe Gazmend Ramadani.Kujtojmë që ne përbërjen e kryesisë së BDI në Gostivar janë: Bashkim Hasani, Nexhati Jakupi, Valdet Xhaferi, Sherif Miftari, Saranda Imeri, Jakup Jakupi, Jamin Sinani, Resmi Ejupi, Fitore Aligega, Berat Dehari, Qeramedin Selimi, Mirlinda Beqiri, Visar Muça, Nasir Musliu, Gentiana Bekteshi, Lirim Elmazi, Vjollca Ademi, Selvije Saliu, Jetmir Bafqari, Sabit Aliu dhe Ylber Jusufi.

Po ashtu, Hasani njoftoi Kryesinë e degës dhe komisionin mbykqyrës për zhvillimet e fundit në Çegran sa i përket dhënies me koncesion të hapësirës publike për gurrëthyes. Hasani pasi njoftoi për takimin e ministrit Bekteshi me banorët e zonës, tha që opinioni duhet ta dijë që mendimi pozitiv i dhënë në mandatit partiak të Pushtetit Lokal, ka qenë mendim i përgjithshëm që e ka kërkuar qeveria për kryerje të hulumtimeve në të gjithë territorin e shtetit.

Në mbledhje u diskutuan edhe për aktualitete të tjera që lidhen me BDI dhe në interes të qytetarëve të Gostivarit.

Marketing