BDI: Institucionalizuam kulturën shqiptare

Sekretari i Ministrisë së kulturës Valmir Aziri,në pres konferencën e sotme, bëri të ditur punën dhe projektet që si kuadër i BDI-së i kanë realizuar prej vitit 2017 deri në fillim të vitit 2020.
Fjalimi i tij:Premtuam se ë do t’i jemi krah i fuqishëm i artistëve tanë dhe i kulturës tonë kombëtare në përgjithësi.

Marketing

Falënderues për mbështetjen dhe besimin tuaj, me krenari qëndroj para jush që të prezantoj projektet e realizuara nga ana e MK ne RMV gjatë periudhës 2017-2020

Përfundimi i tërësishëm i rekonstruimit të Teatrit Shqiptar në Shkup

Krijimi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe në R.M.V

Themelimi i Teatrit për Fëmijë në Shkup

Themelimi i Teatrit në Gostivar

Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive

Avancimi i më shumë se 26 punonjësve shqiptarë në ministri

Ndarja e drejtë e buxhetit për kulturën shqiptare

Rikonstruim i tërësishëm i Muzeut të Alfabetit në Manastir me IPA Fonde

Punësim i 50 valltarëve dhe këngëtarëve në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve

Përfundimi i fazës së parë të Teatrit në Tetovë
Fillimi i ndërtimit të Pallatit të kulturës në Komunën e Bogovinës dhe Komunën e Likovës
U realizua Opera e parë Shqiptare
Miratimi i strategjisë kombëtare të kulturës 2018-2022
Miratimi i ligjit për ndarjen e çmimit shtetëror ‘’22 Nëntori’’ nga ana e Parlamentit për artistët shqiptarë
Nivelizmi i rrogave tek të gjithë të punësuarit në Institucionet Kulturore pas një vonese te madhe, përfundimisht në kulturë u nënshkrua Marrëveshje e shumë pritur kolektive me të cilën do të tejkalohen problemet e grumbulluara të punësuarve në kulturë, që do të lidhet edhe me dy sindikatat reprezentative në kulturë: SPKM dhe SPASHK

Me marrëveshjen kolektive e cila është përgatitur në pajtim me Ligjin për kulturë, dispozitat për administratën publike dhe për vendet e punës, ka edhe disa risi të rëndësishme përkatësisht përcaktimin e kompensimeve të harxhimeve për të punësuarit si vijojnë:

1) Për transport prej dhe deri në vendin e punës me kushte specifike;
2) Për udhëtim zyrtar në vend dhe në vende të huaja, në bazë të urdhëresës për udhëtim zyrtar;
3) Shtesa të terrenit;
4) Për jetë të ndarë nga familja;
5) Harxhime për përdorimin e automjetit personal për nevojat e punëdhënësit;
6) Harxhimet zhvendosje për nevojat e punëdhënësit;
7) Shpërblime jubilare.
Dhe te tjera benifite dhe lehtësira!

Ju falënderojmë për besimin e dhënë sepse me përkrahjen tuaj të vazhdueshme, BDI arriti të realizon programin e vet në tërësi , atë që e themi, atë e bëjmë.

Ndërsa në vazhdim, të gjithë bashkë do të angazhohemi bashkë për përmirësimin e cilësisë së jetës, për zhvillim dhe vende pune për të gjithë, për ti dhënë fund drejtësisë selektive nëpërmjet të vetingut, për rininë tonë si prioritet absolut i joni dhe për përafrimin e standardeve tona me ato të Bashkimit Evropian.

Kemi bërë shumë punë, por edhe shumë punë kemi për të bërë.

Ne i ftojmë të gjithë të kontribuojnë dhe të punojnë sëbashku me ne për këto çështje të rëndësishme për qytetarët në Maqedoninë e Veriut.