Bashkimi Demokratik për Integrim thekson që sundimi i ligjit, barazia para ligjit si dhe zbatimi i ligjit nga të giithë në mënyrë të përpiktë është parakusht për stabilitet shoqëror, integrim dhe zhvillim ekonomik.
Vlerësojmë se Këshilli gjyqësor, Këshilli i prokurorëve bashkë me gjykatës e prokuror si dhe të gjitha institucionet tjera dhe bartësit e funksioneve publike, vendimet e tyre duhet ti marrin vetëm e vetëm në përputhje me ligjin dhe duke u bazuar në fakte.
Secili nga ne, politikan, gjykatës, prokuror, bartë përgjegjësi individuale për veprimet ose mosveprimet dhe vendimet e veta dhe askush s’do të jetë mbi ligjin.
Bashkimi Demokratik për Integrim distancohet nga çdo ndërhyrje politike në vendimet e institucioneve ligjzbatuese dhe konsideron që drejtësia joselektive dhe sundimi i drejtë i ligjit do të sigurohet nëpërmjet të vetingut të mirëfilltë dhe kjo paraqet prioritetin tonë absolut.