BDI-ja e gatshme të merr pjesë në zgjedhje kurdo që mbahen

“BDI-ja e Ali Ahmetit është e gatshme që të merr pjesë në zgjedhje kurdo që ato mbahen” kështu u përgjigj deputeti i BDI-së Artan Grubi në pyetjen e Gazetës Express nëse partia e tij është e gatshme që të shkojë në zgjedhje.

Marketing

Grubi tha se presin dritën jeshile nga epidemiologët sepse ekziston rreziku i shpërndarjes së virusit gjatë tubimeve dhe votimit.

“Ne jemi të përgatitur për mbajtjen e zgjedhjeve qysh në muajin maj qershor, korrik, gusht, shtator apo kurdoqofshin ato, deri ne skadimin e afatit e dini që kjo përbërje parlamentare ishte zgjedhur më 11 dhjetor të vitit 2016 kështu që akoma jemi në afatit ligjore. Por ama kemi vënë prioritet para zgjedhjeve shëndetin e qytetarëve dhe zhvillimeve me COVID-19. Besoj se fjalën e fundit duhet ta kenë epidemiologët. Ne jemi të gatshëm për zgjedhje kurdo qe largohet rreziku i pandemisë” tha deputeti i BDI-së Artan Grubi në një intervistë për Gazetën Express në Maqedoni.

Grubi tha se ekziston pajtim mes të gjitha partive politike në vend në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejtë që të jetë e mundur. Sipas tij, institucionet duhet të konsolidohen sa më shpejtë që të jetë e mundur. Ndërsa duke pasur parasysh se jemi në kohë pandemia, Grubi tha se Maqedonia e Veriut madje mund të konsultohet edhe me OBSH-në për atë se kur dhe në çfarë mënyre është më mirë të mbahen zgjedhjet.
“Kemi biseduar me të gjitha partitë, përfshirë edhe me partnerët tanë të koalicionit, kemi zhvilluar konsultime sot, edhe dje edhe më herët edhe gjatë iniciatiave të tyre këtyre ditëve të fundit, dhe qëndrimi i tyre ai që është shpalosur edhe publikisht, pra mbajtja e zgjedhejve sa më shpejtë që është e mundur. Kurse qëndrimi i jonë është gjithashtu i ngjashëm, po zgjedhje të hershme për të konsulioduar institucionet të cilat tani janë të përkohshme dhe teknike, por së pari duke marrë garancat për shëndetin publik. Jemi në një vijë për mbajtjen e zgjedhjeve por ne kërkojmë garanci për shëndetin e qytetarëve. Ndoshta do të marrim edhe mendimin e OBSH-së” shtoi Grubi.