BDI-ja partia më e fortë në kampin shqiptar, gjunëzohen Besa dhe ASH-ja

Këtë e thotë anketa e fundit e porositur nga MKD.MK dhe e realizuar nga “Market Vision”.

Marketing

Rezultatet tregojnë se Bashkimi Demokratik për Integrim e udhëhequr nga Ali Ahmeti vazhdon të jetë partia më e madhe në kampin politik shqiptarë dhe do të fitonte 6.3% të votave të popullit shqiptarë.

Sipas anketës, partia e dytë, pas BDI-së në kampin politik shqiptarë është Lëvizja Besa me 3.4% e cila ndiqet nga Aleanca për Shqiptarët me 1.8% dhe Alternativa me 1.6%. Partia Demokratike Shqiptare sipas kësaj ankete ka vetëm 0.3% të votave.

Po ashtu sipas anketës, mbi 60% shprehin pakënaqësi ndaj qeverisjes aktuale.

Ndërsa, në kampin politik maqedonas, VMRO-ja po prijnë me 18.6% e ndjekur nga LSDM-ja qeveritare me 9.4%.

Sondazhi telefonik me 1200 të anketuar u krye nga data 7 deri më 13 nëntor, me një marzh gabimi +/- 3% dhe një interval besimi prej 95%. Mostra është përfaqësuese në nivel të Maqedonisë sipas rajonit, gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike sipas të dhënave për popullsinë rezidente nga regjistrimi i vitit 2021.