Në ndërkohë që pritet të fillojë seanca në Kuvend për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, dhe për Këshillin e Prokurorëve Publikë, i cili kaloi të mërkurën në Komisionin për Çështje Evropiane, partia më e madhe shqiptare BDI është e qartë dhe e prerë në qëndrimet e saj duke kërkuar që përgjimet të mbeten dëshmi dhe jo vetëm indicje në Ligjin për Prokurorinë që njëkohësisht do të përmirësonte edhe punën në këtë institucion të rëndësishëm si dhe do të rriste luftën kundër krimit të organizuar informon Tetova sot .
Prokurori publik shtetëror Ljubomir Joveski në anën tjetër pati deklaruar se Prokuroria Publike nuk mund ta bazojë akuzën e materialeve të përgjuara të paligjshme, kjo dispozitë nga ligji i propozuar për prokurori publike ka të bëjë në hetimet e ndërmarra nga PSP-ja, por jo edhe për lëndët e tjera si për shembull “Reket”, u shpreh Joveski .
Krahas kësaj sipas deputetit Artan Grubi do të ulen edhe kriteret për zgjedhjen e prokurorëve publik nga radhët e gjyqtarëve, që të sigurohet përfaqësim i drejtë. Po ashtu është pranuar edhe kërkesa e BDI-së që të ulet stazhi nga 15 në 10 për kandidatët për Prokuror Publik
Ndryshe miratimi i dy ligjeve sistematike kërkon një shumicë prej dy të tretave, për të cilën besohet se tashmë janë siguruar.