BDI: Korridori 8 u dëshmua dhe konfirmua si një prej projekteve më të rëndësishme të BDI-së me relevancë strategjike

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes Konferencës për media ka shprehur kënaqësinë që Korridorit 8 dhe 10d po vazhdon të ndërtohet, pavarësisht që i njëjti realizohet nga një qeveri pa legjitimitet etnik.

Marketing

 

Të bashkangjitur ua dërgojmë fjalimin dhe linkun nga Konferenca për media.

Të nderuar përfaqësues të mediave

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh kënaqësinë që Korridorit 8 dhe 10d po vazhdon të ndërtohet, pavarësisht që i njëjti realizohet nga një qeveri pa legjitimitet etnik.

Kjo vetëm sa konfirmon vizionin tonë të qëndrueshëm dhe politikat tona afatgjata për përparimin e vendit dhe ndërtimin e infrastrukturës moderne rrugore.

Nuk mund të mos vëmë në dukje se ata që deri dje e kundërshtonin ashpër këtë projekt dhe kërcënonin me anulimin e tij, sot e quajnë atë një projekt historik. Ky ndryshim qëndrimi tregon vlerën e pamohueshme që Korridori 8 përfaqëson për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut dhe për përmirësimin e lidhjeve të saj me rajonin dhe Evropën.

Politikat e BDI-së kanë qenë gjithmonë në interes të qytetarëve, dhe rezultatet e përditshme i bindin ata se akuzat dhe sulmet e drejtuara ndaj nesh nuk ishin asgjë tjetër përveçse përpjekje për të arritur pushtetin pa mbështetje të vërtetë.

Përkundër kritikave, ne kërkojmë  që ky projekt i rëndësishëm të realizohet me sukses.

Të nderuar,

Gjithashtu, apelojmë për ndërtimin e tunelit në aksin rrugor Gostivari -Bukojqan, duke e vlerësuar këtë si zgjidhjen më të përshtatshme për ndërtimin e Korridorit 8.

 

BDI kërkonë që fondet e përcaktuara për këtë projekt të përdoren sipas planifikimit, pa asnjë pengesë apo vonesë të panevojshme.

Ky projekt mban vulën e BDI-së, mban vulën e angazhimit tonë për të mirën e përbashkët dhe të ardhmen më të mirë të Maqedonisë së Veriut.

Marketing