BDI: Kryeministri të ndalojë kërcënimet dhe keqpërdorimin e institucioneve shtetërore, si në kohët më të errëta të komunizmit. Shqetsimet për gjuhën nuk janë vetëm partiake.

Kryeministri ka kërcënuar sërish publikisht aktivitetin politik të partive politike, duke keqpërdorur institucionet shtetërore për të shtypur zërat politikë dhe etnikë të pakënaqësisë, me qëllim përhapjen e frikës përmes instrumenteve të shtetit.

Marketing

Këto teknika, të përdorura në periudhat më të errëta të komunizmit, do të dështojnë.

Shqiptarët janë rritur nën kërcënime të tilla nga policia dhe aparati shtetëror ndër shekuj, të cilat kishin për qëllim shtypjen e aktivizmit politik.

Por historia ka treguar se këto përpjekje asnjëherë nuk kanë arritur të ndalin vullnetin tonë për drejtësi dhe barazi.

Të gjitha argumentet flasin në drejtim që shqetësimet tona për Gjuhën janë reale dhe të bazuara në fakte.
Andaj, ka një mobilizim të gjerë, përtej vijave partiake, për të parandaluar përpjekjet që dëmtojnë të ardhmen e shtetit.

I bëjmë thirrje Kryeministrit të ndalojë kërcënimet dhe retorikën e tij përçarëse e inflamatore.
Ju nuk mund të frikësoni askënd, e aq më pak një popull që ka qenë gjithmonë i gatshëm të sakrifikojë për drejtësinë dhe barazinë.

Marketing