BDI: Kujdesemi për komunat

Qytetarët dhe jeta më cilësore kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë prioritet i Bashkimit Demokratik për Integrim gjatë gjithë këtyre viteve në qeverisje, dhe këtë gjë e kemi dëshmuar ndërvite dhe vazhdojmë të tregojmë me projekte konkrete.

Marketing

Sot, ministri i Ekonomisë z. Kreshnik Bekteshi i shoqëruar nga kryetari i komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti dhe zëvendësministri i Transportit dhe lidhjeve z. Bekim Rexhepi kanë promovuar punimet e rrugës Bukoviç-Raoviç të komunës së Sarajit, projekt ky prej gjashtë (6) kilometra i financuar nga Programi TAV që Qeveria i ka ndarë mjetet për komunën e Sarajit, në vlerë prej 47 milionë denarë dhe me realizimin e këtyre projekteve në të gjitha komunat Qeveria synon të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve.


“Janë kemi siguruar fonde për të gjitha projektet që kanë treguar qëndrueshmëri ekonomike. Qeveria në bashkëpunim me kompaninë TAV, kanë përzgjodhur projekte me interes publik, si rrugë lokale, ujësjellës dhe kanalizime, shkolla, çerdhe dhe projekte të tjera. Qëllimi kryesor është përmirësimi i jetës së qytetarëve në zbatimin e projekteve të tilla në të gjitha komunat e vendit. Në komunën e Sarajit nga Programi TAV do të realizohen tre projekte përfshirë dhe ndërtimi i Palestrës. Komuna ka aplikuar dhe janë miratuat mjetet për ndërtimin e rrugës nga fshati Bukoviç deri në fshatin Raoviç, në gjatësi prej gjashtë (6) kilometra. Vlera e këtij projekti është 47 milionë denarë dhe do të zgjerohet në vende të caktuara ku do të ketë qasje anësore për shkak të pozicionit të vendbanimit dhe për lëvizje më të sigurt të qytetarëve në këtë zone. Ky është projekt shumë i rëndësishëm për komunën e Sarajit dhe se Qeveria i është përgjigjur pozitivisht kërkesës me këtë vërtetojmë se edhe në vendbanimet më të vogla investohet dhe ne kujdesemi për qytetarët. Ndërtimi i një infrastrukture rrugore cilësore është një prioritet mbi prioritetet dhe për banorët në këtë rajon do të jetë i një rëndësie të madhe që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së jetës”, shtojnë më tej nga BDI.

Ndryshe, janë nënshkruar gjithsej 94 kontrata të nënshkruara përmes Programit TAV, në vlerë të përgjithshme prej 49.7 milionë euro, për zbatimin e projekteve infrastrukturore në pothuajse të gjitha komunat në vend.