Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon në realizimin e programit i
cili në fokus ka qytetarin dhe jetë më të mirë. Sot, në komunën e
Strugës janë ndjekur nga afër punimet e projekteve që janë drejt
përfundimit.
Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se finalizimi i projekteve
infrastrukturore bëhet me qëllim që Struga të ketë pamje sa më të mirë
dhe më modern si dhe të jetë një destinacion atraktiv për gjithë
turistët.
Rekonstruimi i rrugës “Partizanja” me gjatësi prej afër 2.5km në vlerë
prej 43 milionë denarë, nga kryqëzimi me rrugës “Korpusi i 15-të” deri
tek “Eurohotel”, që përfshinë rekonstruimin e tërësishëm të rrugës,
ndërtimin e shtigjeve për këmbësorë dhe për biçikleta, parkingje si dhe
ndriçim. Rekonstruimi i rrugës “Marks Engels” nga kryqëzimi me rrugës
“Partizanska” deri te kryqëzimi me rrugën ”Turistikja” me gjatësi prej
500m në vlerë prej 500 mijë denarë, projekt ky me ndriçim, shtigje për
biçikleta dhe parkingje shtesë. Rekonstruimi i rrugës “JNA” dhe
“Globoçica” me gjatësi prej afër 1.5km në vlerë prej 35 milionë denarë,
ku përfshihet rekonstruimi i tërësishëm i rrugës dhe njëherit edhe
realizimi i planit urbanistik në fuqi.
Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se Projekti i financuar nga
TAV, me vlerë prej 63 milionë denarë është një nga ato projekte të
rëndësishme ku do të ndërtohen rrugë dhe trotuare në lagjen – Njësia
urbane 8, në blloqet 22, 23 dhe 24 dhe ndërtim i kanalizimit fekal dhe
atmosferik.
Për të ardhmen e ndritur që e pret Strugën, nuk do të ndalojmë së
punuari deri sa ta kthejmë Strugën në një nga destinacionet më të
frekuentuara turisitike.