BDI: Kujdesemi për Tetovën, 60 milionë denarë për pishinën dhe vendin për piknik

Kujdesi ndaj qytetarëve për një jetë më të mirë vazhdon edhe për banorët e komunës së Tetovës dhe Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se projektet të cilat janë realizuar dhe po realizohen në vazhdim janë pjesë e programit i cili duhet të zbatohet deri në fund.

Marketing

Ndërtimi i vendit për piknik te lokacioni Banja e Tetovës, me qasje në infrastrukturën rrugore, rregullimi i shtratit të lumit, rregullimi i burimeve termominerale dhe instalimi i pajisjeve urbane, investim ky mes komunës së Tetovës dhe Agjencionit për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, ku vlera e këtij projekti kap shumën prej 23.000.000.00 denarë, është një prej projekteve madhore që do të jetë në shërbim të banorëve të komunës së Tetovës dhe rrethinë. Ndërkohë që projekti tjetër është dhe Pishina e mbyllur në qendrën sportive.
Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se kjo pishinë ështp paraparë për të siguruar aktivitete shkollore, rekreative dhe sportive për stërvitje, por edhe për gara lokale në sportet e ujit, projekt ky i financuar nga Agjensionin për rini dhe sport dhe kap vlerën prej 37 milion denarë.

Pishina si objekt ka dimensione 20×30 m me një sipërfaqe prej 600 m2 me përmbajtje të:
– Aneks me dhomat e zhveshjes për burra dhe gra, tualete dhe dushe. Dhomë makinerie në të cilën ndodhen pajisjet hidro- termale të
makinerisë.
– Pjesa kryesore në të cilën është vendosur shtrati i pishinës me dimensione të gjatësisë 25 m, gjerësi 9 m dhe thellësi nga 0.80 m në 1.20 m.

– Shtrati i pishinës është bërë me teknologjinë më të fundit të çelikut inox të petëzuar me membranë të fortë PVC.
Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se kujdesi ndaj qytetarëve dhe jetës më të mirë gjithmonë do të mbetet prioritet në program dhe realizimi i projekteve do të vazhdojë edhe më tej.

Marketing