BDI kundër deklaratës së VMRO-DPMNE: Shqiptarët do të vendosin vetë, jo ju!

Deklarata e nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së se “bashkëpunimi i një partie shqiptare me BDI-në është vetëvrasje politike” nuk është gjë tjetër veçse:

• dëshmi e ambicies së tyre për të bërë inxhiniering të skenës politike shqiptare, me synim krijimin e një strukture shqiptare marionetë nën kontroll – dhe njëkohësisht,
• dëshmi e hakmarrjes së tyre ndaj BDI-së dhe shqiptarëve – për qëllime të thella gjeopolitike, antieuropiane dhe anti-integruese.

Pse kjo urrejtje ndaj BDI-së dhe shqiptarëve?

E para, sepse BDI e integroi vendin në NATO – një hap që i shqetësoi sponsorët e tyre rusë dhe nuk lejoi që vendi të ankorojë në “botën serbe”.

E dyta, sepse BDI e mbajti të gjallë perspektivën europiane të vendit – gjë që i trembi oligarkët që shpresonin se, duke e mbajtur vendin jashtë BE-së, do të ruanin monopolin mbi privatizimet e tyre kriminale.

E treta, sepse përmes agjendës europiane, vendi është vendosur nën vëzhgim të rreptë përmes Kapitujve 23 dhe 24, që lidhen me sundimin e ligjit. Kjo i tremb politikanët e korruptuar që shpresonin të vazhdojnë aktivitetet e tyre në errësirën e mungesës së monitorimit.

E katërta, sepse BDI e zbatoi Marrëveshjen Kornizë, e cila solli barazi mes të gjitha komuniteteve – diçka që shqetësoi bërthamat nacionaliste që ëndërronin për epërsi etnike mbi qytetarët e tjerë.

E pesta, ambicia për të krijuar një strukturë shqiptare marionetë që do t’i shërbejë politikave antieuropiane, diskriminuese dhe të kësaj qeverie antishtetërore.

Këto janë arsyet e vërteta të fobisë së tyre ndaj BDI-së – sepse BDI promovon një shtet të barabartë, mbron karakterin multietnik, hapi portat euroatlantike dhe e largoi vendin nga projektet autoritare dhe antieuropiane.

VMRO-DPMNE nuk do të vendosë më kurrë për përfaqësimin politik të shqiptarëve.
Shqiptarët do të vendosin vetë.

Marketing