BDI: Me Agjendën e blertë, jetë më e mirë në Vrapçisht

Nën moton “Zgjidh jetë, voto blertë”, Bashkimi Demokratik për Integrim prezantoi sot programin zgjedhor për komunën e Vrapçishtit.

Marketing

Nebi Rexhepi, kandidat i BDI-së për kryetar komunën e Vrapçishtit, në konferencën e sotme për shtyp potencoi se shtyllat kryesore të programit për jetë më cilësore janë përmirësimi i infrastrukturës rrugore, përkujdesi për rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, ngritja e nivelit të pastërtisë publike, cilësia më e madhe në sferën e arsimit, përforcimi i mekanizmave për mirëqenie më të madhe shëndetësore dhe sociale.

Mes tjerash, kandidati Rexhepi potencoi se në fokusin e tij në mandatin e ri katërvjeçar do të jetë veçanërisht zgjidhja e problemit të furnizimit me ujë, por edhe projekteve tjera që do të mundësojnë standard më cilësor jetese për banorët e Vrapçishtit.

BDI do të realizojë sot tubimin parazgjedhore në Vrapçishtit, ku do të prezantojë para qytetarëve programet zgjedhore për këtë vendbanim, Nebi Rexhepi kandidat për kryetar të komunës së Vrapçishtit, si dhe listën për këshilltar.

Në vazhdim ju sjellim fjalimin e plotë nga konferenca për shtyp:

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar përfaqësues të mediave,

Sot para jush, si kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar të Komunës së Vrapçishtit do të prezantoj programin zgjedhor të zhvillimit të të gjitha vendbanimeve të Vrapçishtit, i cili përmban projekte që do të ndikojnë në ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve.

Rrugën tonë për ndryshimin e shumëpritur në Vrapçisht po e fillojmë me vizion të qartë, me pesë përbetimet e agjendës së blertë dhe projektet e shumta për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rregullimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në çdo vendbanim, krijimin e hapësirave sportive dhe qendrave rekreative, mirëmbajtja e ndriçimit publik, administratë të digjitalizuar komunale, si dhe shumë të tjera duke dëguar gjithmonë zërin e kërkesave të qytetarëve.

Do të numëroj vetëm disa nga projektet e shumta dhe ndër më rëndësishmet në vendbanimet e komunës së Vrapçishtit:

Në Vrapçisht do të bëjmë ndërrimin e gypave të ujësjellësit prej burimit deri tek kaptazhat e para në gjatësi prej 3000 m me qëllim të shfrytëzimit të kapacitetit të të gjithë burimit, do të projektojmë dhe do të realizojmë ndërtimin e rrugës ndihmëse përreth autostradës Vrapçishtë – Zubovcë, do të përfundojmë rekonstruimin e rrugës Vrapçisht – Gallatë, do të mirëmbajmë dhe rregullojmë shtratin e lumit Murgovec, do të vazhdojmë dhe përfundojmë ndërtimin e rrugës së fushës në lagjen e Potokut dhe të tjera.

Në Dobërdoll do të projektojmë dhe do të ndërtojmë rrugën ndihmëse përreth autostradës Dobërdoll – Negotinë, do të rikonstruojmë dhe mirëmbajmë rrjetin sekondar të ujësjellësit brenda në fshat, do të bëjmë zgjerimin e kapaciteteve të ambulantës së fshatit.

Në Gradec do të kujdesimi për rrjetin e kanalizimit, për mirëmbajtjen dhe rekonstruimin e rrjetit sekondar të ujësjellësit, do të zgjerojmë dhe asfaltojmë rrugën përgjatë zones industrial, do të projektojmë dhe ndërtojmë stacionin filtrues për ujë të pijshëm, projektimin dhe ndërtimn e qendrës rekreative Rasadnik, modernizimin e hapësirës sportive tek stadiumi i vogël.

Në Negotinë do të ndërtojmë dhe modernizojmë qendrën e fshatit, do të ndërtojmë rezervuarin për ujë të pijshëm, do të asfaltojmë dhe zgjerojmë rrugën ndihmëse Negotinë – Gradec, do të asfaltojmë rrugët Negotinë – Dobërdoll – Rruga e Epërm dhe Negotinë – Kalisht, do të rregullojmë shtratin e lumit Muzdaçe në pjesët e mbetura dhe do të ndërtojmë një shëtitore rreth saj prej te Pazari deri te ura e vogël, ndërtimi i rrjetit të kanalizimit dhe shumë projekte tjera.

Në Sanakos do të sanojmë rrjetin primar dhe sekondar të ujësjellësit, do të ndërtojmë kolektorin fekal Sanakos – Gradec, do të ndërtojmë murin mbajtes përreth rrugës regjionale tek kodra e Sanakosit, do të ndërtojmë rrethrrotullimin tek udhëkryqi te Stadiumi.

Në Toplicë do të ndërtojmë kanalin për vaditje, do të rekonstruojmë dhe mirëmbajmë infrastrukturën rrugore, do të ndërtojmë rrugën Mulliri deri në Fshat, do të ndërtojmë Poliklinë tek hapësirat e ambulantës së fshatit dhe një rrugë që do ta lidh Toplicën me Dobërdollin.

Në Kalisht do të zgjerojmë dhe asfaltojmë rrugën Negotinë – Kalisht në gjatësi prej 3.5 km , do të ndërtojmë rrjetin e ujësjellësit prej burimit (bjeshkët) deri te ujësjellësi ekzistues, do të projektojmë dhe ndërtojmë qendrën e fshatit.

Në Llomnicë do të rregullojmë dhe mirëmbajmë infrastrukturën rrugore dhe do të përkujdesemi për ndërrimin e shtyllave elektrike.

Në Gjurgjevisht do të zgjerojmë objektin e shkollës, do të sanojmë rrjetin sekondar të ujësjellësit, do të rregullojmë kanalin për vaditje në gjatësi prej 4 km dhe do të rregullojmë rrugën kryesore prej fshatit Senakos deri në Gjurgjevisht.

Të nderuar qytetarë,

Këto ishin vetëm disa nga projektet që janë zotimet e mia si kandidat dhe i Bashkimit Demokratik për Integrim për jetë më cilësore të banorëve të komunës së Vrapçishtit. Zgjidh jetë, voto blertë! Rrethoni numrin 3.