BDI: Me tendere të kurdisura, Taravari punët ua beson firmave maqedonase (dokument)

Në çdo lajm të publikuar në rrjetet sociale apo edhe komente të qytetarëve, Taravarit i mjafton koha të komenton dhe të tenton të arsyeton veprimet që dalin në opinion si veprime skandaloze dhe joligjore nga ai dhe komuna e Gostivarit. Duke zgjedhur këtë formë komunikimi me opinionin, Taravari shmang komunikimin zyrtar dhe me çdo kusht tenton që fajin ta dislokon
diku tjetër.
Por, para fakteve heshtin edhe mbretërit. Gjatë qeverisjes së tij gati 9 muajore, Taravari do të mbahet mend si Kryetari më i dështuar dhe më antiligjor në ushtrimin e detyrës së tij.
Taravari flet për transparencë por veprimet e tij të deritanishme rezultojnë me të kundërtën dhe që nuk ngjasojnë aspak me transparencën e deklaruar.
Kështu flasin dëshmitë dhe dokumentacioni i siguruar nga puna e Komunës së Gostivarit sa i përket tenderimeve për punët ndërtimore.
Është ky Kryetar komune i cili hap tender që me marrëveshje kornizë punët ndërtimore për një vit kalendarik ia beson një operatori të vetëm ekonomik. Kushtet dhe kriteret e parapara në tender përjashtojnë çdo firmë shqiptare jo vetëm nga Gostivari por në të gjithë Maqedoninë.
Kjo tendencë më së miri vërehet në shpalljen me numër rendor: 02/2018, me të cilën shpallje u caktuan kritere të pakapërcyeshme ndaj firmave shqiptare. Furnizimi publik me vlerë 40.000.000,00 denarë, me ankesë nga operatorë të tjerë pjesëmarrës është anuluar nga Komisioni
Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike për parreguëllsi gjatë zgjedhjes së opratorit ekonomik për realizim të punëve.
Duke e ditur që si rezultat i kushteve të parapara në shpallje, asnjë firmë shqiptare nuk aplikoi në shpalljen e parë, Taravari përsërit shpalljen me po të njëjtat kritere dhe kushte, gjë që flet se shpallja për relizimin e punëve ndërtimore ka qenë e kurdisur paraprakisht.
Pas publikimit të shpalljes në Byronë për Furnizime Publike – BFP, tenderi i përsëritur me numër rendor: 08/2018 është fituar nga kompania e njëjtë si në shpalljen e parë të anuluar si rezultat i ankesës. Bëhet fjalë për SH.A “Pellagonija”, e cili fiton tenderin për të realizuar gjitha
punimet ndërtimore në komunën e Gostivarit.
Manovrimet e tilla të Taravarit, flasin qartë për veprim të paramenduar dhe që përjashtojnë nga tenderimi operatorët ekonimik me pronarë shqiptarë.
Por ky rast nuk është rasti i vetëm që Taravari manipulon me furnizimet publike dhe përjashton nga gara firmat lokale dhe me pronarë shqiptarë.
Pos që punimet ndërtimore do t’i kryen SH.A “Pellagonija”, edhe mbikqyrës profesional i punimeve është përzgjedhur një operator nga qyteti i Shkupit. Në shpelljen me numër rendor: 03/2018 si rezlutat i kritereve të paracaktuara, fitues i tenderit shpallet kompania “Eos
Kosalting”, me seli në Shkup.
Kur flasim për tenderimin rreth punëve ndërtimore, si rezultat i dy tenderëve të përmendura lartë, rezulton që punët do t’i kryen një kompani me pronar maqedonas, dhe njëkohësisht punimet do të mbikqyren nga një kompani, po ashtu, me pronar maqedonas.
Lind pyetja, nëse i gjithë Gostivari nuk posedon firma adekuate për të kryer punë ndërtimore, dhe po ashtu, a nuk posedon qyteti i Gostivarit inxhinierë me autorizim nga Komora e Inxhinierëve dhe arkitektëve dhe të licencuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve – MTL, që Taravari t’i anashkalon dhe të zgjedh për të bashkëpunuar me operatorë të tjerë.
Kjo mënyrë e qasjes së Taravarit flet për anashkalim të bizneseve dhe kuadrove gostivarase, dhe ky fenomen për fat të keq tashmë nuk paraqet ndonjë dukuri të re. Tashmë, Taravari ka angazhuar avokat nga qyteti i Tetovës, duke anashkaluar dhjetëra avokatë të Gostivarit, dhe po ashtu, angazhon për marrëdhënie me publikun (PR), në NP “Komunalec”, një kuadër nga Struga me profesion aktor që u dëshmua se merr rrogë dhe nuk shkon në punë.
Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI do të vijon në ditët në vazhdim me denoncime të tjera që do të shoqërohen me fakte dhe dokumentacion përkatës, e që dëshmojnë që Taravari shkel ligjet, kurdis dhe manipulon furnizimet publike për arsye që vetëm ai i ka të njohura.

Marketing
Marketing