BDI: Mickoski vazhdon edhe në skenë publike të demonstrojë përbuzje ndaj shqiptarëve

Përulja publike e kryetarit të komunës së Tetovës përpara të gjitha kamerave, përpara gjithë opinionit, përfaqëson pasojë logjike të dominimit monoetnik në Qeveri, i cili me kalimin e kohës gjithnjë më hapur po del në sipërfaqe.

Marketing

 

Kjo nuk është hera e parë që Mickoski sillet në këtë mënyrë ndaj shqiptarëve. Nuk është rastësi.

Është shprehje e preferencave të tij personale në politikë.

Është nënçmim i qëllimshëm, kësaj radhe në skenë publike.

Është mënyra e tij për të treguar kush vendos dhe kush hesht.

Ose, siç mburren edhe vetë përreth tij, ai po e përmbush premtimin parazgjedhor – “t’ua tregojë vendin shqiptarëve në këtë shtet.”

 

Nuk është rastësi që Kryeministri e “disiplinoi” Kryetarin e Komunës për çështjen e punësimit të shqiptarëve.

Kjo padrejtësi sistemike po ndodh në vazhdimësi dhe është një nga politikat kyçe për realizimin e dominimit monoetnik.

Fillimisht, e vunë Gjykatën Kushtetuese në shërbim të premtimeve të tyre parazgjedhore dhe e shfuqizuan Balancuesin; më pas, pa mekanizma mbrojtës ndaj majorizimit, filluan me një seri punësimesh dhe avancimesh në të gjitha institucionet, pa punësuar asnjë shqiptar, duke e normalizuar gradualisht dominimin monoetnik në administratë.

Shqiptarët nuk e meritojnë këtë.

Në Zhelinë nuk u përul vetëm një njeri, por u shkeli decentralizimi kushtetues, që është një prej përfitimeve më të rëndësishme për qytetarët nga Marrëveshja e Ohrit.

Kryeministri as nuk ka kompetenca, as nuk guxon të lejojë përpjekje për “disiplinim” të një kryetari komune i cili është zgjedhur nga qytetarët.

Veçanërisht është shqetësuese që në skenë publike shohim politkanë shqiptarë që heshtin dhe tolerojnë fyerje nga një njeri që i përbuz ata në çdo formë të mundshme.