Nga BDI thonë se kryetari Ahmeti ka folur rreth negociatave që janë bërë gjatë procesit të Përzhinës, kurse ndryshimet në Kodin Penal, sipas integristëve, ishin kërkesë edhe e kryetarit aktual të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Sipas BDI-së, kjo luftë brenda VMRO-së është në mes forcave që duan integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe atyre që preferojnë izolimin.
“Ndryshimet në Kodin Penal fillimisht u aktualizuan nga VMRO-ja para ndryshimeve kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës. Më pas, Kodi Penal ishte gjithashtu kërkesë edhe e kryetarit të ri të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, në takimet e liderëve dhe ato bilaterale, por pas distancimit të tij nga ish-udhëheqësia e VMRO DPMNE-së, edhe përkundër pajtimit të LSDM-së, ai u tërhoq nga kjo kërkesë.”, thonë nga BDI.