Në mungesë të ideve dhe duke pasur parasysh faktin se tashmë janë konsumuar politikisht dhe që nuk kanë me çka të joshin opinionin shqiptar, BDI dhe Arbër Ademi kanë nisur të kopjojnë Lëvizjen Demokratike të Izet Mexhitit.
Së fundi është publikuar një lajm se BDI ngadal po shndërrohet në një Lëvizje Kombëtare. Këtë e ka thënë nënkryetari i kësaj partie, Arbër Ademi.
Mesa duket partia amë e Non Gratave dhe politikanëve të zhytur në korrupsion, Lëvizjen Demokratike dhe Izet Mexhitin, po e shofin edhe në ëndërr, pasi që i ka kapluar ankthi dhe anksioziteti nga kalimet e një numri të konsiderueshëm të simpatizantëve dhe antarësisë së BDI-së në Lëvizjen Demokratike.