Në Tubimin e BDI-së në Kumanovë fjalim rasti pati edhe nënkryetari i BDI-së dhe ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.
Nënkryetari Duraku para të pranishmëve u shpreh se Karadaku çdoherë është radhitur pas vizitonit të liderit tonë Ali Ahemti dhe se me 21 prill do të mbështes kandidatin konsensual për president të vendit.
“Nga të tjerët dëgjojmë shumë llafe, por ky popull këtu tek ne e ka një fjalë që e thotë: Fjalët si ‘Demushi dhe punët si kërkushi ’. Për të bërë punën duhet njeriu të ketë guxim, nuk është guxim për të folur por për të vepruar dhe veprimet që i bënë Bashkimi Demokratik për Integrim në krye me liderin e shqiptarëve Ali Ahmetin dhe bashkëpunëtorëve të tij gjithmonë ka fituar dhe do të fitoj,” tha Duraku.
Ndërsa zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani u shpreh se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën me sukses drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian nëse për president zgjidhet një president i përbashkët dhe i pranuar nga të gjitha komunitetet.
“Konsensualiteti është pjesë e politikës sonë strategjike dhe afatgjate. Ky koncept që tani po e etablojmë, që e kemi nisur mandatin e kaluar dhe besoj se do e rrumbullakojmë këtë mandat me sukses do të jetë një shkallë edhe një gurë më tepër në arritjen e qëllimit final dhe ajo është barazia e plot etnike, ekonomike, politike dhe kulturore”, tha Osmani në Kumanovë
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi potencoi se viti 2019 është viti i rëndësishëm dhe Maqedonisë së Veriut i duhet një president konsensual, një president i dakorduar nga dy komunitet më të madha.
“Vendit tonë më tepër se kurrë sot i nevojitet një president i pranuar nga të gjithë i cili do të mund të mbarë peshën e vendimeve të rëndësishme që e presin shtetin tonë në veçanti dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. Në këto zgjedhje votohet për konceptin e konsensualitetit dhe ky koncept do të duhet reflektoj në marrjen e vendimeve për të gjitha çështjet e rëndësishme në vendin tonë, ku ashtu siç arritëm me konsensus të marrim vendimin për lidhjen e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarin, Marrëveshjes së Prespës me çka u ndryshua emri i shtetit, gjithashtu për gjitha çështjet e rëndësishme në vendin tonë do të duhet me konsensus ti marrim vendimet dhe me parimin e konsensualiteti do të duhet të reflektohet edhe në përzgjedhjen e organeve të institucioneve tjera të vendit. Konsensualiteti eviton majorizimin, eviton mbivotimin për të cilin BDI-ja është angazhuar mjaftë”, potencoi Arbër Ademi
Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së“Ne shqiptarët mos të bëhemi sektor anketues, sepse shumë gjëra fajin duhet ta shohim te vetvetja, sa punojmë për veten tonë. E jo e ka fajin Branku, Janku e Stanku.Atë që kemi fitua e kemi testament të shkruar e të larë me gjakë. Prandaj kemi përgjegjësi morale e kombëtare, që përgjegjësit mos ti hedhim diku tjetër po ti shohim tek vetvetja."
Publiée par Aktuale sur Mercredi 17 avril 2019
Arbër Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës “Vendit tonë më tepër se kurrë sot i nevojitet një president i pranuar nga të gjithë i cili do të mund të mbarë peshën e vendimeve të rëndësishme që e presin shtetin tonë në veçanti dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. Në këto zgjedhje votohet për konceptin e konsensualitetit dhe ky koncept do të duhet reflektoj në marrjen e vendimeve për të gjitha çështjet e rëndësishme në vendin tonë"
Publiée par Aktuale sur Mercredi 17 avril 2019