BDI e bashkuar më shumë se kurrë po i hyn edhe një gare zgjedhore me synimin e fitores së rradhës shkruan Tetovasot. Autoritetet drejtuese e ke të vështirë t’i gjesh në zyrë për shkak të aktiviteteve të shumta në terren për të përmbyllur punët e shumta dhe premtimet e tyre elektorale .
Nuk është vetëm qyteti që përfiton nga këto investime infrastrukturore dhe jo vetëm por edhe zonat rurale që janë nën administrimin e Komunës. Shumë rrugë tashmë janë moderne nëpër zonat më të thella në ndërkohë që edhe brenda qytetit ka investime kapitale në këtë drejtim.Por gjithë këto aktivitete kanë diçka të përbashkët: Unifikimin e strukturave më të larta drejtuese në Tetovë që i kanë siguruar partisë më të madhe shqiptare fitore të njëpasnjëshme. Edhe në zgjedhjet e tetorit ata hyjnë me të njëjtin synim për të fituar dhe më pas vazhduar me projekte të tjera në përmirësimin e kushteve gjithandej.
Ky unitet ka reflektuar edhe sot kur kryetarja aktuale Teuta Arifi, kryetari i Degës Florin Besimi dhe drejtues të tjerë institucionesh kanë qenë bashkë në shkollën fillore të Reçicës të Vogël duke kumtuar lajmin e madh dhe të shumëpritur për fillimin e mësimit në shtator në shkollën e re, një ëndërr e kahmotshme tashmë e bërë realitet.
Ata kanë dëshmuar se për të fituar, gjëja e parë është të jesh i bashkuar. /Tetovasot/