BDI në vijë me politikat amerikane dhe evropiane

Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të jetë në të njëjtën linjë me aleatët perëndimorë përfshirë këtu SHBA dhe Bashkimin Europian informon Tetova sot .

Marketing

Pas shpërbërjes së Parlamentit që u hapi rrugë zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare që do mbahen më 12 Prill, nuk mungoi edhe deklarata e ambasadores së SHBA-së në Shkup e cila përshëndeti suksesin e arritur të përbërjes së deritashme parlamentare dhe këtu nuk ka si mungon BDI si forcë progresive dhe më e madhe te shqiptarët që ka luajtur një rol thelbësorë me politikat e veta konstruktive duke shënuar një progres të jashtëzakonshëm për vendin që janë ato që i përmendi edhe z. Kejt Mari Bërnz përfshirë këtu ratifikimin e Protokollit të anëtarësimit në NATO, Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë si dhe miratimin e ligjeve të Agjencisë për siguri nacionale, Ligjit të gjuhëve, ndryshimet e Ligjit për Mbrojtje, Ligjit për mbrojtje dhe parandalim të diskriminimit si dhe Ligjit për Prokurori publike.

Por BDI ka përpiluar edhe strategjinë për vitet e ardhshme .Këtë e konfirmoi edhe vetë kreu integrist Ali Ahmeti pas rizgjedhjes së tij në krye të BDI-së gjatë fjalimit përshëndetës kur tha se BDI-ja është duke u ndërtuar që t’i udhëheqë proceset edhe gjatë 20 viteve të ardhshme.
BDI bpoashtu ka miratuar në Kongresin e fundit edhe ndryshimet statutore, deklaratën, rezolutat si dhe formoi Këshillin e përgjithshëm dhe atë kombëtar.Sipas krerëve të lartë të partisë më të madhe shqiptare ata shkojnë për një fitore tjetër pas dhjetërave të tilla deri tani pa mundur ta sfidojë asnjëra.Për BDI-në zgjedhjet e 12 Prillit do jenë fitorja e rrallës dhe më e rëndësishmja për vetë subjektin , për shtetin e Maqedonisë e Veriut dhe për qytetarët në përgjithësi për më shumë mirëqenie sociale, rritje pagash, vende pune dhe shumë cështje tjera.