BDI nesër zgjedhje në 10 degë,Ahmeti: Jemi edhe më të fortë, edhe më të bashkuar

Bashkimi Demokratik për Integrim nesër ka zgjedhje brendapartiake. Kryetari Ahmeti ka uruar të gjithë kandidatët duke ju dëshiruar sukses dhe BDI të jetë më e fortë.

Marketing

Dy dekadat e ardhshme të Bashkimit Demokratik për Integrim nisin me zbatimin e demokracisë së drejtëpëdrejtë pjesëmarrëse me vendimmarje nga të gjithë anëtarët tanë.

Nesër me mijëra anëtarë votojnë në 10 degë tona për të zgjedhur anëtarët dhe drejtuesit e këshillave vendor si dhe anëtarët dhe drejtuesit e këtyre degëve.

Ju uroj shumë sukses të gjithë kandidatëve pjesëmarrës në garë sepse që nga nesër jemi edhe më të fortë, edhe më të bashkuar.

Bashkë përgjithmonë

Marketing