Zjarri në Tale, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

Vijon të jetë aktiv zjarri i rënë në zonën kënetore pranë bregdetit të Tales në Lezhë.

Marketing

Raportohet se deri më tani janë djegur rreth 20 hektarë shkurre dhe bimësi, ndërsa aktualisht është në rrezik një biznes i cili ndodhet afër zonës së përfshirë nga flakët.

Prej orëve të pasdites zjarrfikësit e Lezhës ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, të cilat të favorizuar dhe nga era janë përhapur në disa drejtime.