BDI nga 10 shtatori do ta fillojë fushatën për referendumin

Më 10 shtator BDI, do ta fillojë fushatën për referendumin në suaza të së cilës qytetarëve do t’ua sqarojë sfidat para së cilave ndodhet vendi dhe përfitimet nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE.

Marketing

“Më 10 shtator do të fillojmë komunikim aktiv me qytetarët në mënyrë që t’u sqarojmë sfidën para së cilës ndodhet shteti dhe të ardhmen e gjeneratave që vijnë, si dhe atë çka fitojmë si shpërblim nëse arrijmë Maqedoninë ta bëjmë anëtare të aleancës më të madhe ushtarako-politike dhe tëna gjejë në të periudha e sfidave të rënda në tërë rajonin”, tha zëvendëskryeministri Bujar Osmani, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimeve që pati në komunën e Çairit, së bashku me përfaqësues të tjerë qeveritarë dhe bartës të funksioneve publike.

Ai informoi edhe se BDI për atë qëllim tashmë ka formuar shtab qendror, si dhe se do të ketë edhe shtabe të degëve dhe bashkësive lokale.

Marketing