BDI: Opozita braktisi Tryezën, por jo edhe koridoret e LSDM dhe VMRO

Оpozita jodinjitoze, tinzare dhe destruktive e cila çdo ditë i ndryshon qëndrimet dhe vendos kushte vetëm për shqiptarët, vazhdon të qëndrojë në sportelet pritëse të korridoreve të LSDM dhe VMRO me të vetmin qëllim për të rrënuar të arriturat kombëtare dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë së tyre për humbjen e thellë.

Marketing

Shqiptarët nuk meritojnë opozitë pa kapacitete demokratike dhe pa moral politik për të bartur përgjegjësi para votuesve dhe para organeve partiake.

Humbët në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, më pastaj humbët në zgjedhjet lokale të vitit 2017, humbët në referendum sepse ishit shqiptarët e vetëm që bojkotuan referendumin për NATO dhe BE, humbët edhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, por edhe në zgjedhjet lokale në Dibër në 2019, për të humbur përfundimisht në zgjedhjet parlamentare të këtij viti, ndërsa keni humbur edhe kur ishit pjesë e partive tjera që nga viti 2002.

Kur do ta lironi skenën e uzurpuar opozitare të mbushur me rekord humbje?

Premtuat publikisht se do të dorëhiqeni për humbjen tuaj, tregohuni dinjitoz, mbajeni fjalën dhe shfaqni kapacitet demokratik e mos i nënçmoni shqiptarët.

Në vend se të largoheni nga qëndrimi jodinjitoz prapa derës dhe korridoreve të LSDM dhe VMRO me lutje ndaj tyre që të mos realizohen kërkesat shqiptare, ju vendoset që të braktisni Tryezën e përbashkët të partive parlamentare shqiptare.

Populli shqiptar nuk do të jua fal asnjëherë këtë nënçmim dhe këtë sjellje jodinjitoze të opozitës shqiptare.

BDI dhe z. Ahmeti do të vijojnë me përpjekjet për të patur një opozitë dinjitoze dhe kombëtare sepse këtë e meritojnë votuesit opozitar dhe populli shqiptar ndërsa ju do të mbaheni mend si shqiptarët që punuan kundër shqiptarëve dhe pritësit e përjetshëm në koridoret e LSDM dhe VMRO.