Në frymën e transparencës si parim, Bashkimi Demokratik për Integrim
gjatë gjithë kësaj periudhe vazhdon të prezantojë përmbajtjen e
programeve të punës në çdo komunë të hartura në interaksion të
drejtëpërdrejtë me qytetarët dhe nevojat e tyre.
Sot shpalosim prioritetet e punës në komunën e Kërçovës dhe zotimet e
agjendës së blertë për jetë cilësore të kandidatit për kryetar komune
Fatmir Dehari dhe listës së kandidatëve për këshilltarë të kryesuar nga
Gazmend Jusufi.
Në programin zgjedhor të BDI-së për Kërçovën në mandatin e viteve
2021-2025 parashihet zbatimi i projekteve për avancimin e proceseve të
mirëqenies ekonomike dhe sociale në sferat e infrastukturës, arsimit,
mbrojtjes më të madhe sociale dhe shëndetësore, zhvillimit lokal
ekonomik, përkujdesit të shtuar ndaj ambientit jetësore dhe resurseve
natyrore, turizimit, kulturës, sportit dhe rekreacionit.
Mirëmbajta e infrastrukturës rrugore, ndriçimi i rrugëve, përkujdesi për
rrjetet e ujësjellësit dhe kanalizimit, shtigjet për këmbësorë janë
rruga e vazhdimësisë së zhvillimit duke potencuar në veçanti këto
projekte: rrugën Biçincë – Strellcë ( Garanë ), rrugën Çelopek –
Rabetin, rrugën nga Spitali i qytetit deri te Rruga Rajonale për në
Prilep, rregullimi i Lagjes së re “Zagorje”, rregullimi i rrugës “
Rudnicka”, rrjeti i kanalizimit në fshatin Tuhin, rrjeti i kanalizimit
në fshatin Kollarë, përmirësimi i rrjeteve të ujësjellsave nëpër
vendbanimet rurale – klorifikimi i ujit të pijshëm, përmirësimi i
Infrastrukturës për personat me nevoja të posaçme, rregullimi i rrugëve
në tokat bujqësore, ndërtimi i ndriçimit publik “SMART LIGHT” në tërë
territorin e Komunës së Kërçovës dhe planifikimi i vendparkimeve zonale
me pagesë.
Në sferën e arsimit parashihet rikonstruimi i shkollave të mesme në
territorin e komunës së Kërçovës dhe sallave sportive, si dhe
vazhdimësia e punës për rritjen e kapacitetit cilësor hapësinor për
mbarëvajtjen e një procesi edukativo-arsimor. Konform standardeve
proeuropiane arsimore ky mandat qeverisës me komunën e Kërçovës do të
mundësojë realizimin e projekteve në vijim: objekt sporti në shkollën e
qytetit në lagjen Pashinë, objekt sporti në Shkollën fillore “ Kuzman
Josifoski-Pitu”, objekt shtesë në SHF “Sande Shterjoski”,furnizimi me
pajisje të reja në kabinetet shkollore, mësimi inkluziv dhe hapja e
qendrave autike dhe logopedike, qendra ditore në çdo shkollë fillore,
rritje financiare për mbështetje të studentëve dhe më shumë shpërblime
për nxënësit shembullor.
Ndërtimi i ndërtesave sociale, mbështetje financiare dhe angazhim në
punë publike për anëtarët e familjeve me status social, rritja e
kapacitetit të Kuzhinës popullore, zgjerimi i kapaciteteve në çerdhet e
qytetit, hapja e çerdheve të reja në viset rurale, zgjerimi i programeve
edukative për fëmijët e komunitetit turk në çerdhe dhe integrimi i
fëmijëve të komunitetit rom në çerdhe, investimet për uljen e grimcave
ndotëse dhe ruajtjen e shëndetit publik dhe donacionet pa rezervë për
spitalin e qytetit janë objektivat e veprimit për mirëqenie më të madhe
sociale dhe shëndetësore.
Për një komunë më të pastër dhe më të shëndetshme, aplikimi i masave
ekologjike dhe zgjidhja e tyre janë shumë te rëndësishme. Në këtë sferë
në komunën e Kërçovës parashihen: zgjidhja e problemit me deponinë
komunale, përmbyllja e rrjeteve te kanalizimit fekal – bartja deri te
Stacioni filtures për pastrimin e ujrave të zeza “Kolektori”, faza e
dytë për bartjen e kanalizimit fekal nga fshatrat e rretheve dhe
Zajazit, mbjellja e fidaneve nëpër vendbanime rurale dhe urbane,
pyllëzimi në vendet malore – fidane të reja, subvencionim për ndërrimin
e sistemit për ngrohje dimërore, pastrimin e shtretërve të lumenjve nga
hedhurinat komunale dhe inertet, pastrimin e deponive ilegale,
subvencionimi i paneleve fotovoltaikve për objektet e banimit, zgjerimin
e hapësirave të gjelbërta, subvencionim për blerjen e trotinetave
elektrik dhe biçikletave.
Përmirësimi i objekteve dhe infrastukturës sportive, ndërtimi i 20
parqeve per rekreacion me kënde për fëmijë në hapësirat publike, park
për rekreim në fshatin Zajaz, mbështetje financiare për sportistët e
dalluar në lëmi të ndryshme dhe ndërtimi i patinazhit sezonal janë
projektet e sferës së sportit dhe rekreimit.
Në mandatin e ri fokus të veçantë do ti kushtohet edhe zhvillimit të
turizmit, si dhe kulturës përmes formimit të qendrës kulturore për
fëmijë, themelimit të teatrit për të rinj, hapjes së leximores për të
rinjtë dhe të rriturit, si dhe hapjes së qendrës për diverzitet
kulturor.
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes konceptit të ri të agjendës së
blertë synon vazhdimësinë e punës përmes një dimensioni të ri të
veprimit për jetë edhe më cilësore.
Të nderuar qytetarë,
Vota juaj më 17 Tetor për numrin 3, Fatmir Deharin dhe listën e kryesuar
nga Gazmend Jusufi do të sjellë edhe më shumë punë të mira për Kërçovën.